Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Thursday 26 January 2012

Nje pike…





nje pike te embel kerkoj
te thyej kripezimin
zhytur ne thellesine e detit blu
te mbetem si deshiroj
te heq perçmimin
kur embelsine time ta kem derdhur mbi ju

Duhet

Gjunjezimi eshte frenimi I humbjes
Kur rreshket ne balte
Ne prekjen e tokes me force
T’I pershtatesh dhimbjes
kur jodin  e shperndan neper plage
qe te ringrihesh
pa iu shmagur mbeshtetjes
kembet t’I shkulesh ngadale ,por ne toke
Zëmra i mban për vete..
Mësova të dëgjoj fjalë zëmre
Zhurmë ndjenjash
psherëtimë për një ikje…
“une e doja me shume”…
përskuqje deshire
tension gjaku dhe dridhje
shuplakë
më pas përkëdhelje
ndërrim bisede
urtësi në fjalë dhe mendim
diçka mërmëritet si sekret
pushoi në një moment së rrahuri
në një tjetër me nxitim
mësova të dëgjoj fjalë zëmre ,por ti them  nuk i di…

Përse jo..
Retë fugojnë shpejtësisht , formojnë figura
ëndërrime tokësore
disa bien,pluhurosen
disa lotojne.
Ne që presim poshtë tyre
përse nuk lëvizim si ato?
të gjejmë poshtë nesh shëmbëlltyra
buzëqeshjen të na presin kur të bjerë prej fytyre
lotët..
t’i përcjellin në botën e tretë …
përse jo..

No comments:

Post a Comment