Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Monday 28 March 2016

Poezia e Agim Matos vlerësohet në Itali, si poezi Globale

Poezia e Agim Matos vlerësohet në Itali, si poezi Globale




Nuk do ta quanim thjesht një sukses. Një rast i tillë, është më shumë se suksesi personal, një arritje në majat e larta të poezisë, kur ajo vjen pikërisht nga vlerësimet që i bëjnë poezisë shqiptare të krijuar nga “Mjeshtri i Madh”, Agim Mato. Në këtë rast mjafton një email, një telefonatë nga Italia, që zëri i poetit me emër në poezinë franceze, Athanase Vantchev de Thacy të dëgjohet me vëmendje, kur thotë hapur dhe me një theks të madh se “Poezia e Agim Matos, nuk i përket vetëm Shqipërisë, por gjithë hapësirës globale poetike, ajo është e fortë, e bardhë dhe tejet e veçantë”. Me një zë të tillë të përafërt citon dhe poetja Tònia Passola, Kataloni-Spanjë, Dalila Hiaoui nga Maroku apo Gustavo Vega nga Spanja.

            Këto fjalë që u dëgjuan për disa ditë me radhë në Manifestimin Poetik “Ditët e Poezisë Botërore” të zhvilluara në ditët e Marsit që pasuan datën 21 në Palazzo Comunnale me koordinator poetin italian Giuseppe Napolitano dhe me lektorë Irene Vallone dhe Raffaele Furno, e që vazhduan me punimet shkencore të Profesor Anton Nikë Berishës, Franco De Luca, Antonia Villas, etj. sollën edhe një herë në vëmendje meritoren e përkuar tashmë në mënyrë më të gjerë të poezisë së poetit Agim Mato.