

Kapakët e vëllimit poetik ‘A zbrazet shpirti nga kënga? të poetes Kulo janë në fakt të hollë, të thjeshtë, me kombinacion ngjyrash, me larmi e kolorit baritor, me nyjësi e gjelbërim, me kaltërsi e stinëllojshmëri, me portret të skalitur e të stolisur në muzën e folkut tipik shqiptar, por nuk janë vetëm kaq, janë sepeta të lashta e të lashta, me sfumim të thershëm severgjeni, që shpalosen lehtas por ndjeshëm në mesin e ‘brumit’ më të fortë të gatimit, në mesin më të konkurueshëm të artit të fjalës që forcon vetë këngën. Shpirtkënga, në se ne do të mundoheshim ta ristrukturonim, poezinë e Katerinës, natyrshëm na shpie ngadalë e ngadalë në ritmin e ritmikën e fuqishme të vetë gjuhës me të cilën ajo art-komunikon. A nuk janë të tilla poezi-këngët e këtij vëllimi: ‘Violina do të këndojë’; ‘Ç’nur i bukur të ka rënë’, ‘Ju flet Saranda’ etj?

Si radhë në krijimtarinë shqiptare vjen një forcë kaq komplekse që vetë ‘gatuan’ artin e fjalës dhe vetë e ‘mbjell’ e ‘korr’ në fushën e pasur e të bollshme të artit të fjalës. Është kjo bijë e denjë shqiptare që ka mbi supe vitet e arta të shkollimit në vendlindje dhe ato të “Asim Zeneli”-t në Gjirokastër, por edhe ato të filozofisë në Tiranë e ato të Gjuhë dhe Letërsisë shqipe në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Jo vetëm kaq ajo është vetë lidhja jetike me natyrën, fati ynë i madh që të kemi magjinë e gjallë të këngës polifonike në mesin tonë dhe të mijëra e mijëra të tjerëve që i përkulen me nder shenjtërisë së saj në Këngë dhe Varg.
Poezia kushtuar poetit të grupit Muço Muho, ‘Jo mor jo, nuk vdes poeti’ nis me këto fjalë zemre: “këto fjalë zemre,/jan’ për Muçon tonë,/Poeti i Jonianëve,/Mbeti për gjithmonë!/Këndove Sarandën,/dëshmorët me radhë/o moj gjysmë e hënës/Bukovilë e shkallë/ ti gjithmonë na thoshe/Amanet ke lënë:/Në vdeksha, o shokë/përcillmëni me këngë...”. Ndërsa përkushtimi tjetër mes poezisë “Këngës tënde vetë ia ktheve” është për Petrit Metushin me halle: “Se ti je palc’ e gurit/atje, në Vergo në djepe/të rriti nëna me bejte...”. Aty ng fundi vargu i kësaj poezie përjetëson vetë atë timbër të zjarrtë që jep forca interpretuese e Polifonisë: “Buza të dridhet tek kënga,/syri tek vargu mbiu,/i këndove Shqipërisë,/që nga Jugu tek Veriu!”
No comments:
Post a Comment