Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Wednesday 18 January 2012

Natyra ime...

Nga Stefo Mato

Dola i shtytur nga lutjet e diellit
edhe Hëna kërkon çdo natë ta shoh dhe t’i buzëqesh
të luaj me yjet...
ato buzëqeshin vetëm natën
Era më merr ngrohtësinë ta shpërndajë qiellit
dhe përsëri kërkon ta përshëndes
Unë eci vetëm,zakonisht
në heshtje mendoj
me të flas si të ishte mikesha ime
ëngjëlli mbrojtës në atmosferën e trishtë
pak fjalë belbëzoj...
aq sa kujtimin të mbyt
në heshtje mbytet,
zhytur në errësirën e thellë
si guaskat e dala nga uji
kur i shkëput me forcë nga gurët
me një thikë të mpreftë
Një heshtje shoqëruar me muzikë sfondit
balladë që e dëgjojnë zanat
si dhimbja e një burri...
oshëtin dhe shkul me rrënjë drurët
i papërfillur nga zbulimi I beftë
“heshtja flet”
E rënë nga qielli gri duket bukur
shumëzim bletësh
pickim i butë fshehtas
gjethe e rënë nga mosha
(e dua kalbëzimin e saj në tokë)
si freskinë gjelbëruese në pemë
duhet të ketë shpresë në këtë botë
edhe fjala e kthyer mbrapsht shërben.
Gurët I hedh tërë frikë nga duart e mia
qelloj pemet,
me pelqen oshetima e tyre
pëllëmbët ,i përdor shpesh në forcë
dhëmbin ...
si fjala e hidhur
kur fshikullon kënaqësinë time
nëpër baltën që krijon shiu I ftohtë
dhe më gjen nën shpresën tënde të strukur
Nga malet zbres me mjegullën mbi supe
pjesë pjesë i lë gëmushave
t’i gjej në kthim
(humbasin lehtë njerëzit e majave).
Me vështrimin e mbërthyer tutje
vazhdoj të fishkëllej i heshtur melodin
me të cilën afrohem tek ty si i dashur
më shumë se me malet që më mbajnë në jetë
ndihem i turbullt...
si gurët që lëvizin nga shputat e mia
tek endin me forcë rrëshqitjen e bujshme
për tek ty.
Nuk e dua erën
më humbet gjurmët e kthimit
më ftoh ngrohtësinë që marr me vehte
nga belbëzimi yt i ëmbël
më krijon ndjenjën e rrëzimit
më mer nga buzët e mia“Të dua “n
për t’ia çuar dimrit të kaluar
engjejve te tjere
pa e shijuar pranverën,verën
e përplas me ikjen e vjeshtës së harruar
duke kujtuar se më lë të qetë.
Trupi lëkundet nga erërat
drejtohet me thirrje lutëse nga qielli
në kohën që dielli ikën bashkë me erën.
Ti,zanë e maleve të mia
edhe frikësuar më mund
me mendimin se unë jam shpëtimtari dhe ti e brengosura
mbetur e lirë dhe pa fund.

No comments:

Post a Comment