Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Saturday 18 February 2012

Poezi nga Kostas Mondis




Nga libri “Buzëmbrëmje e vrarë” përkthyer nga Niko Kacalidha.


Qipro 1968


Si nuk e vumë re që filluan
të vështrojnë gjethkë statujat ?



Grigor Afksendiu


Atë mëngjes,
një njeri do të nderonte emrin e maleve.


Vdekje


Të mos vish derisa të të kem frikën.


Shtylla kurrizore


Nëse do ta dinte Zoti që e kërrusim kaqë shumë,
nëse do ta dinte që kërrusemi edhe kur s’duhet
besoj se do kishte mendime të tjera.


Udhëtimi


Ndoshta s’u krye udhëtimi,
por kaqë shumë jetuam me të në pritje
dhe është sikur u krye,
por kaqë shumë jetuam me të në pritje
dhe i sigurtë jam se e kanë rregjistruar
dhe i sigurtë jam se e kanë hipotekuar.






Liria


Kërkon syçeltësi liria,djema,
mos e humbni asnjë çast nga sytë tuaj
dhe të preheni.


Karavas-Llapithos
(korrik-gusht 1974)

Mos i eksportoni sivjet limonat e tyre.
Lëngu i tyre është gjaku i  tetëmbëdhjetvjeçarëve.
Lëngu i tyre është pranvera e korrur e tetëmbëdhjetvjeçarëve
Mendoni si ti ruajmë në jetë të jetëve,
mendoni si ti ruajmë në jetë të jetëve.



Duke vështruar Arrushën e Madhe
natën para pushtimit turk.


Pse i ledhaton sonte çatitë?
Pse i ledhaton të gjitha me shkopin e saj
ç’ka marrë vesh,
ç’farë parandjen?


Mbi varrin tim


Jo lule.Një fije të bardhë letre,
dy fije të bardha letre të gatëshme,
dy fije rrënqethëse letre të bardhë,
letër të bardhë me ankthe.


No comments:

Post a Comment