Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Friday, 20 January 2012

NGA NJË KAFAZ TIGRI PEZULL NË QIELL

Irena Gjoni

Nga një kafaz tigri pezull në qiell,
në këtë natë mishngrënëse ëndrrash
përballë Jonit me valë korvajtues antik,
ndiej erën që drithërueshëm hyn
përmes frymëmarrjes së tigrit.

Me gjuhën e saj përpiqet të përthajë lotin,
(Atë lot që ka bërë
vite e vite rrugë për t’u shfaqur një çast
e duhen shekuj që të përthahet),
Duke sjellë kumte majëmalesh.

Oh zemër, në cilën anë po e sheh hënën sonte?
Apo prej cilës anë po të sheh ajo ty?
Në shpatet e shpirtit, i pa brinjët e saj të thyera
E sytë të verbuar nga mungesa jote.

Pelerina e zezë e qiellit është bërë
kristal i pathyeshëm, i padepërtueshëm
për dhënie - marrje kumtesh hyjnore...

No comments:

Post a Comment