Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Sunday, 15 January 2012

CLEPSYDRA





Pres të iki nga ky trup. Nuk mund të banoj më
në këtë karakatinë të djegur nga ëndrrat e harruara ndezur
    netëve të vetmuara,
nga zjarret e një shpirti që gati e shkrumboi të tërin.

Kaq herë e kam lënë të lëngojë këtë trup
në pritje natë e ditë në zgrip të kohërave, buzë galaktikave,
         nën ciatjet shurdhuese të yjeve.

Nuk mund të rri më të gërmoj në këto qytete të groposura
 kujtimesh
ku era shtyn pelenat e poezie të vdekura,
se mos gjej në togjet e mbeturinave,
një përkëdhelje të humbur, klepsidrën
dhe poçin e një  dritëze të shuar nga stuhitë.

Ç’u bë u bë në këtë jetë.Tani jam një lypës,
që u ndë dorën proverbave. Ndoshta
ato do të më falin për pak kohë passwordin magjik për të
                                        hapur
     Sezamin e bukurive
që vet nuk i mbërrita dot.

Në mos sot, nesër, do ta le këtë trup.  E kot është
të rri brënda këtyre eshtrave,
  kalçifikuara nga vitet, nga pritja
dhe hungërimat e censorëve të dikurshëm.

No comments:

Post a Comment