Ndjeja brinjët të më dhimbnin.
Rrija pa gjumë.
Më vinte zor t’ua raportoja mjekëve,
t’u shkoja laboratorëve.
Ditë e natë. Në një moshë sa perëndia.
Po kur pashë siluhetën tënde,
të brishtë, të imët, të dilte
nga brinjët e mija
dhe të fanepsej para meje,
duke humbur në mes të turmës,
u vura të të gjeja ty,
në mes të atij rrëmeti
me plagën time të hapur,
gjersa e njohe dhe e puthe.
Të dy u bëmë të perëndishëm.
No comments:
Post a Comment