Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Sunday 12 May 2013

“VORRET E VRAME”



Agim Mato





        Toponm  i ngelur nga
       barbaritë serbe
     në zonën e Dibrës

Kishte ardhur një kohë që të vriteshin edhe
                                                        varret.

Nuk ishte vetëm në legjendë,
nuk ishte vetëm bajlozi që rrihte varrin me
                                                        topuz
dhe thërriste Mujin e vdekur në mejdan.

Nganjëherë nuk e di sa realitet është legjenda,
                                sa legjendë është realiteti.

Varrin e plaçkitur të Skënderbeut e lanë të hapur
                                                        si një plagë
derisa zuri përsipër një dregëz mitesh.

Po këtu, cili krajl në ikje e sipër i rrafshoi varret
nga frika  se mos ringjalleshin të masakruarit me
                                                    urdhërin e tij?

Nganjëherë nuk e di sa realitet është
legjenda,
sa legjendë është realiteti.

1984

No comments:

Post a Comment