Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Saturday 18 May 2013

PËRHERË ME TË

Edmond Llaçi
     
                                  
                                                  skicë
 
Nuk iu nda ai pështjellim i frikshëm që nga ikja e të shoqes. Duke vepruar aty midis gjoksit dhe stomakut, një forcë e pa kuptueshme, gati duke i bllokuar frymëmarjen po e tërhiqte fuqishëm përbrenda tij . Më tepër se trupin, ndjente shpirtin ti rrëshqiste me shpejtësi brenda asaj grope të errët e të pafund. Një ulërimë e pa lëshuar në zë po i buçiste dhe duk-duku i tëmthave po i rrihte vazhdimisht, që nga çasti tek e pa të shtrirë përbrenda asaj kutie të mallkuar.  
Gjithçka mbaroi shumë shpejt. Pasi përshëndeti edhe djalin e tij, njeriun e vetëm që e lidhte me të, i cili u përpoq ta mirte me vete  atje ku jetonte jashtë shtetit, u ul i vetmuar diku  në sallon. Mes dhimbjes së madhe mendoi se të gjitha ato vite që kishte kaluar me të, ishin veçse një gënjeshtër e madhe. Përse ti ikte pa pritur?!.Përse duhej të pushonte së rrahuri zemra e saj?!. Dhe ai pështjellim i frikshëm e ringacmonte. Po në të  njëjtën kohë, instikti ose më saktë dëshira për të kujtuar atë kohë, i thoshnin  se ajo ndodhej akoma aty. Buzëqeshi. Nuk bëri as edhe më të voglën lëvizje por vetëm buzëqeshi. Përbrenda tij, ideja e ekzistencës e mosekzistencës së saj, i zinin vendin njera tjetrës në sekuenca të shpejta filmike. Dhe ja, e kishte aty përpara. Nuk guxoi ta prishte imazhin. Ja. Në ato çaste ndjesia e pranisë së saj ishte shumë e madhe. Për të, ajo ndodhej akoma në shtëpi.
U ngrit duke mos guxuar të hidhte sytë përreth. Nga fotografitë e shumta të vendosura kudo, ndjeu ta ndiqte shikimi i saj. Herë i ngurtësuar si në të zbehtë, e herë i qeshur me shkëlqimin e bukur në to.
...Dhe si gjithmonë, (duke u kthyer në kujtimet e tij), biseduan për një kohë të gjatë me njeri tjetrin. Për djalin e tyre që jetonte e punonte në shtetin fqinj. Për vajzën e vogël të tij. Iu kujtua shprehja e saj kur i tha: “Sikur i tërheq nga flokët, aq shpejt rriten vajzat”. Dhe pas të gjitha atyre, do të shkonte i pari në shtrat, pa u përpjekur ta zinte gjumi.  Duhej ta priste. Cepi i jorganit, nga ana ku pat fjetur gjatë gjithë viteve të martesës, ishte i përthyer, gati për të...   
 

No comments:

Post a Comment