Fatmir Terziu
Shkas, jo thjesht si i tillë, motivi i një fotoje të publikuar nga poeti i mirrënjohur shqiptar, Agim Mato. Jo thjesht kjo foto që pa dritën e saj bardh e zi këtu e njëzetë e pesë vjet më parë. As edhe dritëhijet e asaj kohe me të cilën kjo foto doli në jetë. Diçka tjetër më bëri të ndalem. Një kujtesë për gjuhëne fotografisë. Gjuhën me të cilën Roland Barthes, ndërtoi tek Camera Luçida (Kamera Luçida, metaforën akademike që jeton edhe sot e kësaj, gjuhën që jep dhe merr në komunikimin me njeriun në kohë, hapësirë dhe vend. Le të shohim pak detajet me të cilat kjo gjuhë, kjo foto na flet edhe ne të cilët nuk njohim kënd në këtë hapësirë. Le të diktojmë detajet e gjuhës së saj.
Janë thuajse njësetë e gjashtë protagonistë. Janë protagonistë të të dy gjinive. Janë në skenë. Janë dhe paraqiten të veshur jo rëndom, por me gjuhën tipike të një fotoje për kohën që e prodhoi. Nga pas është një sfond tipologjik. Gërshetohet pamja e sfiduar e dritës së një motiv-dritareje, që në këtë rast tipizon me tërë mrekullinë që prodhon perdja gjsëm dekorative. Nëse nuk do të kishim një ndërhyrje në mesazhin e parë nga Nevila Demi Vera, ne natyrisht nuk do të dinim mbi disa që janë protagonsitë në këtë foto: Bikja, Lefteri, Thomai, Tana, Illua, Hakiu, Pellumbi, Teli, Theofili, llaqi, Kasjania, Kostaqi, Vangjua, Lida, Miçua,..... Nuk do të ishim të interesuar më tej për ta, por do të dinim thjesht se kjo foto flet edhe pas njëzetë vjetësh nga lindja e saj, flet me një moshë që përqason ndryshimet sociale, asfiksitë e sfumimet kulturore, qetëson disi shpirtrat që e perceptojnë atë. Pra flet me të gjithë. Flet dhe flet bukur. Flet ashtu siç flasin aq bukur edhe me dhjetra e dhjetra foto të tjera që ‘thesari’ kulturor Mato ia falë përshpirtjeve kulturore të identitetit.

Në këtë rast fotografia është jo thjesht një kujtim, një rast i shënuar apo një memorje retrospektive. Ajo bashkëjeton dhe flet me gjuhën e saj, falë shpirtit artistik të kalibrit Mato. Flet nga bregu ku Mato ka kalitur jetën e tij për një identitet të mirëfilltë kulturor. Faleminderit për gjuhën e fotografisë. Mirrënjohje për kënaqësinë e falur...
No comments:
Post a Comment