Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Sunday 9 June 2013

Fushata parajsore



FASLLI HALITI


        .poemё hiperbolё.
Pas 23 qershorit 2013,
Pas Zgjedhjeve pёr nё Parlamet
Pas zgjedhjeve pёr deputet
Nё Kuvend:
Mëngjesi,
Mesdita, 
Mbrёmja,
Do tё jenё blu,
Blu dita, nata, dritat, pallatet, vilat, shtёpitё                                                                    
Blu mullarёt, lëndinat, grunjat, misrat
Blu uji i kanalit, i pusit, çezmёs, burimit,                                                                                    
Blu ajri, shiu, era, pjeprat, domatet, trangujt,
Blu qumështi, gjalpi djathi, mishi, mielli, vezët,
Blu fasulet orizi, sheqeri, kafeja, piperi,
Blu benzina, nafta, gazi,
Blu yjet, hёna,
Dielli;
Blu karafilat,
Lulёkuqet,
Blu ylberi nё qiell,
Blu krejt Shqipёria,
Gjithё vendi monokolor;
Blu
Korabi,
Blu mali Tomor.

***

Ne
      na
             besojnё...

Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi
Për pa-rà
mbi çdo sfidë ne do fitojmë.




Premtuam 
Dje,
Na besuan.
Premtojmë sot
Na besojnë pa hezitim...
U premtojmë foshnjave,
Bebeve ,
Dhe bebet na besojnë
Edhe pse ato ende s’ecin,
Edhe pse ende s’dinё tё flasin,
Himnin e fushatës sonë
Ata
Dinë ta këndojnë:

Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi,
të gjithë duart t’i bashkojmë.
Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi
mbi çdo sfidë ne do fitojmë.

U premtojmë tё vdekurve...;
Dhe tё vdekurit kanë besim te ne ;
U premtojmë kafshёve tё egra tё pyllit
Dhe  kafshёve tё buta shtёpijake
Shpendëve tё buta
Dhe shpendёve tё egra
Shpendëve bifunksionale,
Me krahё
Dhe kёmbё,
U premtojmë rreptilёve
Gjarprinjёve, hardhucave
Kobrave, nёpёrkave,
Anakondave,
Minjve,
Urithёve,
Krimbave tё tokës, qё lёrojnё tokёn
Krimbave tё drurëve qё i tmerron qukapiku,
Insekteve qё i tmerron dallëndyshja,
Sardeleve, peshqve tё kënetave, 
Peshqve tё liqeneve,deteve,
U themi
Tё qarkullojnë
Tё jetojnë tё qetё
Askush
S’ka pёr t’i prekur ato mё,
As nё tokё as nё gjole, moçale, kёnetё,
As nё liqene, as nё oqeane
As edhe nё det...

Ne u themi deleve,
Qingjave,
Pulave:
Na besoni
Nuk ju hamё as pёr festa as pёr dasma, 
Ju lutemi, mos kakarisni mё, mos u friksoni...

Do t’i mёsojmё bebet e sapolindura
Që Himnin e Fushatë së PD :
Qё
Himnin
E  Fushatës sonë
Më mirë se Majkёll Xheksoni ta këndojnë,
Shqipёria po ndryshon...
Nën qiellin blu dhe pa re,
na pret të gjithë një ditë e re

***

Spot publicitar:

Po ku,
Ku na pret kjo ditë e re?
Rrugëve, bulevardeve të botës,
Rrugëve tona me dekore gropash,
Me refrene lypësash bulevardesh, qosheve
Nëpër kazino, lotosportesh
Apo nëpër kafene…?

Po atë qiell blu dhe pa re
Si e shohke ti
Blu  
Pa re si e sheh?

A s’e sheh me re të zeza
Si fusha të lëna djerrë
Si ugar i lëruar
Gjithë plisa resh të zeza, lënë pa mbjellë?


***

Bebet  e sapo lindura do t’i bёjmё
Muzikantё,
Filozofё
Politikanё piktorё,
Qё nё orët e para tё lindjes
Do t’i shpallim liderё botёrorё.

Ne na besojnë...
Ne
Edhe bebet na votojnë...
Duke belbëzuar bë, bë, bë
Dhe votojnë vetëm
Për ne,
Për
PD, PD, PD... !

Plakave dhe pleqve
Do t’ua zhdukim rrudhat,
Thinjat,
Do t’i bёjmё
T’u ridalin dhёmbёt,
Tё shohin pa syze si nё rini,
Si nё rini t’u çapitin, t’u ecin kёmbёt.

Do bёjmё
Qё gratё blu dhe burrat blu,
Tё puthen blu, non stop,
Tё bёjnё dashuri blu,
Non stop 
Ditёt dhe  natë,
Të bëjnë dashiuri
Tё lindin çdo javë dhe muj
Vetëm vajza dhe djem demokratë.

Tё pushkatuarit nga diktatura,
Do t’i ringjallim prapё,
Sepse
Secili prej tyre,
Pёr ne,
Sigurisht,
Ёshtё njё Muamed
Ёshtё njё Jezus Krisht.

Ne na besojnë...
Ne
Dhe tё pushkatuarit na votojnë.

Do bёjmё
Qё kafshët
Shpendёt e pyllit
Tё mos i prek plumbi,
Çarku,
Laku,
Dhёmbi i ujkut,
Tigrit luanit, çakallit, sqepi i skifterit
Nё demokraci s’ka çarqe dhe plumba,
S’ka kthetra e dhёmbё si nё epokёn e Enverit.

Harboni, o kafshё tё pyllit nё liri,
Nё demokraci ka kёngё, ode
Marshe,
Valle ,
Nё Eldoradon Shqipёri,
Nё Eldoradёn tonё, pa probleme, pa “halle”.

Do bёjmё qё pulat  tё bёjnё nga dy vezё nё ditё,
Do libralizojmё lindjen e qengjave
Qё delet tё bёjnё dy qingja
Nё javё
Lopët tё bёjnё
Dy viça nё muaj,
Qё tek ne, “Populli”,
Tё hajё çdo ditё e pёrgjithmonë 
Vetëm mish viçi dhe zogj tё njomё.

Do liberalizojmë lulëzimin,
Pemët, bjeshkët, fushat, lëndinat 
Tё lulёzojnё pёrjetёsisht
Pranverë,
Verё,
Vjeshtё,
Dimёr me akuj,
Me fraq, thёllim, ngrica, dёborё,
Gjethi dhe bari do blerojnë nё katёr stinёt;
Bletët  do kullosin nё lule tё pёrjetshme,
Brenda harkut tё pёrjetshёm kohor.
Shkretirat do tё harbojnë
Nё blerim madhor.

Toka kripore, pa njё fije bari,
Tokat shkretina ,
Do t’i bёjmё pjellore,
Do t’i kthejmë nё kullota, lëndina.

Ne do bёjmё qё edhe mushkat tё pjellin.
Mjaft i lamё shterpa, beronja, ato,
Asnjё mushkё mos mbetet
Shterpё,
Beronjё..
Ne, edhe mushkat do t’i martojmë.

Edhe majmunёt
Do  t’i punёsomё
Puna e bёri majmunin njeri?
Puna do t’i bёjё majmunёt njerëz
Puna do tё na bёjё gjithё ne njerёzit, gjeni... 

Do ecim drejt, pёr- para, si gjenitё
Dhe jo me dredha, pёrdredha
Si gjarpёrinjtё

***
Spot blu,
Pu
      Bli
                Citet:

Votoni për të djathtët,
Votoni për oborrin qeverritar,
Votoni për oxhakun,
Votoni
 Për një vatër,
Votoni, votoni, numrin «hyjnor»
Votoni numrin Katërdhetë e katër (44) !

***
Ne
Do t’ju sjellim ujё,
Jo ujё tё zakonshёm si gjer tani,
Ne do t’ju sjellim ujin “Perla”
Ujё Qafёshtame,
Ta pini
Tё laheni
Ujiё mbretëror,
Non stop 
24 orё.

Çdo
Pallat,
Çdo vilё,
Barrakё, kioskё,
Gjithkush
Do ketë dritё yjesh qiellorё
Do tё ketë dritё yjesh blu
Non stop 24 orё.

Ne na besojnё...
Për
Ne
Tё djathtёt,
Për oborrin rkoko
Përë oborrin qeveritar barok.
Për ne votuan yjet e qiejve dje,
Për ne do të votojnë edhe lulet e tokës sot.

Rruga e Kmbit,
Rruga Rrёshen – Kalimash,
Rruga e Arbërit s’na ngopin, s’na mjaftojnë…
Ne do fillojmë rrjetin e rrugёve blu 
Nёpёr Adriatik e nёpёr Jon,
Rrjetё rrugёsh nёpёr qiej,
Nёpёr kozmos,
Do tё lidhim planetet
Me tokёn, me Shqipёrinё tonё;   
Do shtrojmё Rrugёn e Qumështit me çakull yjesh,
Do ta asfaltomё me materie blu hёnor
Planetet
Dhe yjet do t’i lidhim
Me ura kozmike, blu, gjithandej
Qё shqiptarёt tё ecin rrugёve tё asfaltuara
Nёpёr tokё, nёpёr dete, nёpёr kozmos dhe qiej.

Gёzohen rrugët tё shtruara nga ne blutё.
Dëgjojini  si brohorasin:
Shpëtuam
Nga pluhuri i mavive,
Nga gropat e zeza tё tё kuqve,
Nga llumi dhe balta e kuqalmavive;
Brohorasin
Rrugicat:
Shpëtuam nga pellgjet, plehrat e rozё-mavive,
Brohorasin boritё e autobusëve me krisma blu,
Brohorasin boritё e kamionëve,
Veturave,
Karrocave,
Motoçikletave:
Shpëtuam nga balta e rozë-mavive,
Ecim
Rrugëve bluve, pa gropa,
Ecim komodë,
Siç ecёn rrugëve të saj Evropa.


***

Spot televiziv fushate:

Keni shtruar rrugë, sigurisht,
Rrugë  
Si obeliskë
Rrugë si piedestale
Si piedestale për bustet tuaja
Për shtatoret tuaja qeveritare.

Kurse
Rrugicat tona
Rrugicat mes pallateve,
Rrugët nëpër lagjet tona diellore
Rrugët e periferisë
I keni lënë të mbytura në baltë deri në fyt.
I shohim,
Në ballë ikemi sytë…

***

Shqiptarёt i pajisëm me pasaporta biometrike
Shqipërinë e futëm në Nato,
Ppo ne
Do ta integrojmë
Edhe në BE.

Shqiptari
Sot  
Qarkullon  
Lirisht, pa frikë   
Nё pesё kontinentet,
Pa vizë do të shkoj më 24 qershor në Amerikë,
Do të lëviz lirisht ai, nё tё tetё planetet tanё:
Jupiter,
Mars, Mёrkur,
Pluton, Mёrkurё
Afёrditё, Neptun,  Saturn, Uran. 

Shqiptari do tё hajё bukё blu,
Do tё hajё ambrozia,
Ushqimin biblik,
Mana
Pёr jetё,
Ne, do ta rrisim mirëqenien
Sa Tomori, Korabi, Himalajet, pёrpjetё. 

***
Zotërinj fermerë,
Mos mbillni nga fara e fjalëve
Të kryeministrit,
Fjalët e tij
Janë farë
E zjerë
Zotërinj fshatarë,
Zotërinj fermerë.

Mos i hidhni në arën e shpirtit tuaj humus
Fara e zjerë e fjalëve të tij
Nuk mbin,
Pa le pastaj të çojë bifkë,kërcell,
Pa le pastaj rrisë kallin.

Okej
Zotërinj fshatarё,
Zotërinj fermerё,
Zotërinj qytetarё ?

 ***

Spot blu.
Pu
       Bli
              Ci
                     Tet :

Kush voton pёr PS mavinë
Voton kundër Perёndisё,
Nuk e do Perëndinë
Kush voton
Pёr
PD blu,
Voton pёr Zotin e vёrtetё.
Voton për oborrin barok,  
Voton për oxhak
Voton
Për vatër.
Ai është filo demokrat
Voto, voto nunrin katërdhetë e katër (44 ).

***

Kripto komunistёt e kuq,
Konvertuar dje nё rozё,
Dhe sot në mavi
Që vërvitën Gёrdecin
Nё erё
Që më 21 janar
Katër
Demonstrues qyqarë, 
Duke na e lënë neve bluve
Si gjithmonë
Si përherë
Tragjedinë e tyre kopile nё derё...

U groposёn
26 vetё
Fluturuan nё erё çatitë,
Pёsoi epokalipsin Gёrdeci i mjerё,
U rrafshuam pёrtokё, të gjitha shtëpitë…

Gёrdecarё
Votoni
Kandidat Hiroshimёn,  
Votoni, pra numrin 44
Numrin
E shenjtë !
Dhe  26 tё vdekurit do tё ringjallen
Dhe 300 tё lёnduarit, do tё kthehen prapё, nё jetё.

***
Shqipёria pa tё kuqe
Pa tё zezё.
Blu gjithçka,
Blu  dhe zogu nё vezё.
As tё kuqe as rozё s’do tё ketё mё.

***
Lindёn dhe kёngёt e realizmit demokratik,
Si kёngёt partizane nё luftёra, beteja,
Si himne, si marshet partizane,
Kënga blu
Një kumbim i mekur kambane.

Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi,
të gjithë duart t’i bashkojmë.
Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi
mbi çdo sfidë ne do fitojmë.

Këngët partitane
Marrrshet
Himnet
I këndonte populli
I këndonin betejave partizanët vetë
Kurse këngën himnin blu
Këngën publicitet
E këndon turma klakere
Nё mitingje, rrugё, rrugica,
E kёndojnё makinat reklamё me altoparlantё,
E kёndojnё sidomos fёmijёt naivisht
Rrugёve,
Oborreve,
Korridoreve tё pallateve,
Nё ashensorё:

Nën qiellin blu dhe pa re,
na pret të gjithë një ditë e re 

Po populli,
Pse s’e këndon këngën tuaj,  
Pse, s’e këndon populli, këngën tuaj, Pse…?!



27 qershor 2009 – 8 qershor 2013

No comments:

Post a Comment