Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Monday 6 October 2014

“TRIREMA E POEZISË JONIANE” TASHMË INSTITUCION

“TRIREMA E POEZISË JONIANE” TASHMË INSTITUCION


image “TRIREMA E POEZISË JONIANE” TASHMË INSTITUCION

“TRIREMA E POEZISË JONIANE” TASHMË INSTITUCION



Edicioni i Tetë i manifestimit Mbarëkombëtar të Poezisë, “TRIREMA E POEZISË JONIANE” u mbyll duke krijuar kështu një institucion poetik në trevën joniane të Shqipërisë. Kështu mendojnë mjaft prej atyre që folën edhe pas takimit. Kështu shkruajnë mjaft prej pjesëmarësve. I këtij mendimi është edhe poeti Kombëtar, Agim Mato, kryetar i Klubit, që thotë se “Trirema u kthye në një institucion, dhe manifestimit ne i dhamë sharm bashkërisht”. Sipas Matos dhe gjithë organizatorëve, por edhe protagonistëve të evenimentit takimi çliroi energji, duke futur ekspozenë e librave të reja, kartelën e secilit pjesëmarrës në videoprojektor, interpretimin e poezive nga aktori, sfondi muzikor, pjesët me violinë, pastaj udhëtimi për në Porto Palermo për kalanë e Ali Pashës, ku foli ciceroni, për sitin e Himarës, me dëshmi që nga antikiteti dhe mesjetën e vonë, me kishat paleokristiane që funksionojnë ende dhe në fund biseda nga Andrea Petromilo për Neço Mukën dhe polifoninë himariote, të shoqëruara me këngët e grupit të shkëlqyer polifonik të Himarës me në krye Katina Bejlerin që i preku të gjithë me magjinë e këngëve dhe interpretimin virtuoz të saj.

Për këtë mjaft shkrime janë publikuar menjëherë, mjaft poetë dhe pesëmarës kanë shprehur mendimet e tyre. Sic është parë të gjithë pjesëmarrësit ngelën të mrekulluar dhe morën me vete mbresa të pashlyeshme. Kështu ky edicion e bëri qartësisht dhe me bindje triremën një institucion që pret të forcohet e agravohet më tej denjësisht. Iku tashmë njëherë e përgjithmonë koha e takimeve poetike era gjellë, që mbanin erë diletantizëm, me grupe të ftuarish që hanë, këndojnë e kërcejnë, duke recituar edhe krijime banale, për të bërë të qeshin të tjerët. Trirema është një leksion për të gjithë evenimentet poetike të këtij lloji.

LEXO KETU

No comments:

Post a Comment