Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Monday 8 July 2013

“Jashtë Eklipsit” promovohet në Londër


“Jashtë Eklipsit” promovohet në Londër



Libri me poezi “Jashtë Eklipsit” (vjersha dhe poema) i poetit shqiptar, Agim Mato u bë pjesë e komunitetit shqiptar në Londër. Gjatë një ceremonie madhështore të “Mother Tereza-Albanian Union” libri iu paraqit pjesëmarrësve dhe me kët rast promovimi disa kopje iu shpërndanë dhuratë nga poeti disa studentëve të shkëlqyer që kontribuojnë në aktivitete të ndryshme. Në pjesëmarrjen e drejtuesve të “Mother Tereza-Albanian Union”, Forumit dhe pjesëmarësve të Ambasadës shqiptare, Zëvendës Ambasadores Teuta Starova e të tjerë, intelektualëve, poetëve dhe gazetarëve, libri poetik u mirëprit me duartrokitje.






imagePara disa ditësh ky libër iu dorëzua edhe shefit të departamentit të British Library, Milan Grba (Southeast European Collections) si një paraqitje e autorit edhe në mjedisit kërkimor shkencor të Britanisë së Madhe. Me një respekt të veçantë drejtuesit e këtij departamenti pranuan kopjen e këtij vëllimi poetik.

Gjithashtu duhet theksuar se disa kopje iu janë dhënë edhe poetëve të zonës londineze të Roehamptonit gjatë një takimi ku u bë edhe pasqyrimi i disa vlerave poetike të Ballkanit. Aty u fol edhe për Antologjinë poetike “Eagle Voices” dhe përmbledhjen poetike, kushtuar nënave “Lotët e Virgjër”.

No comments:

Post a Comment