Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Thursday 4 April 2013

MBLIDHET “KLUBI I KRIJUESVE JONIAN”

RIBOTIM - RIKUJTESE
 
Kryetar i radhës zgjidhet botuesi dhe poeti Agim mato
 
Në prag të 100 vjetorit të shpalljes së shtetit të lirë Shqiptar, “Klubi i Krijuesve Jonianë” u mblodh në Sarandë, më 25 nëntor 2012, në lokalin “Poseidon”për ta festuar sëbashku këtë ngjarje madhore dhe për të realizuar rotacionin normal të jetës së tij të brendëshme. I pasur me veprimtari dhe botime të shumta ky klub që bashkon poetë e prozatorë të njohur të trevës jugore është bërë injohur dhe i respektuar brënda dhe jashtë vendit me emra të tillë si Andrea Zarballa, Agim Mato, Irena Gjoni, Timo Mërkuri, Bardhyl Maliqi, Dashamir Malo, e shumë të tjerë me botime të tilla si “Mos e shiko fundin e detit”, “Jashtë eklipsit”, “Fundo”, “Ankthi i statujave”, “Maja malesh dhe magmë joniane”, “Epoka që verbon poetët”, “Ndoshta”, e deri tek novela “Masakra” e Kostandin Voglit,e sapo dalë nga shtypi nga shtëpia botuese “Milosao”, kopjet e para të të cilit autori ua ndau pjesmarrësve.
Kryesia e re, e zgjedhur përbërëhet nga 5 vetë: Agim Mato, Andrea Zarballa, Irena Gjoni, Dashamir Malo, Adriana Dhrami. Kryetar, nga votimet e asamblesë së antarëve u zgjodh botuesi dhe poeti Agim Mato,  i cili falënderoi kolegët dhe u ndal në një sërë  detyrash për të ardhmen, si rinisjen botimit të revistës “Art Jonian” me kryeredaktor poetin dhe gazetarin e mirënjohur Andrea Zarballa.Në kolegjumin e sendërtuar me këtë  rast, përveç emrave të vetë krijuesve të Klubit Jonian,  u propozuan emra të njohur të botës letrare mbarëshqiptare si Fatmir Terziu (Mbretëri e Bashkuar), Gëzim Basha (SH.B.A.), Faruk Myrtaj (Kanada), Albina Idrizi (Kosovë), Nehat Sopaj (Maqedoni), Mario Bellizi (Itali), Margarita Mataci (Greqi), Romeo Çollaku, Aristotel Spiro, Pandeli Koçi, (Tiranë, Shqipëri)
U propozua nga të pranishmit krijimi i  çmimeve vjetore, për krijimtarinë më të mirë të vitit, zgjedhja  e një presidenti nderi  të përvitshëm për Manifestimin e Poezisë Jonike, i ciili duhet të jetë një personalitet i njohur i letrave, nga letërsia shqipe ose e huaj.
Detyra për afrimin e talenteve të reja dhe punës me to, u konkretizua me marrjen përsipër të botimit të një gazete periodike letrare, pas krijimit të një seksioni të  veçantë me ta.
 
                                                Edmond Llaçi

No comments:

Post a Comment