Agim
Mato
1
Në
tavernën Poseidon të rrethuar me xhama, me tollovinë
e
peshkatarëve rreth e rrotull, me flugat që rrëshqasin poshtë
dritareve,
të
duket sikur lundron në barkun e një përbindëshi.
Një
gotë raki, një sparo, një sardele,
një
dolomit në cep të një pjatelle,
ku
përdoren vetëm gishtat,
të
shijon më shumë se peshku i kushtueshëm i restorantev të
klasit,
ku
të hutojnë pirunët e pafund dhe thikat.
Këtu e le veten të të rrëmbejë fantazia e avujve të alkoolit,
të bësh sikur je dakord me broçkullat për sirenën e
plagosur
të atij që
ke përballë,
duke të përsëritur:
“Më dëgjon? Më dëgjon?“
Dhe ti: “po, po” i tund kokën,
“po, po” i thua,
që t’i shpëtosh këmbënguljes,
e prapë në grackë ke rënë, pa u menduar:
“E solla tërë gjak në liman
-
të thotë -me barkën time.
Kur
këta që sheh rrotull
bënin
llogje në tavernë,
unë
i lidhja fashat,
pa
ja zilepsur nishanet”.
Në
intimitet më afrohet,
kthen
kokën andej këndej
si një pirat i rrallë
dhe më ekspozon para syve
një monedhë antike të Pirros së Epirit.
“Është e rrallë, or mik, ja, shikoje!
Sirena, nga anijet antike të thellësive
si shpërblim më nxorri, kur u shërua
një amforë me pare floriri e stolira.”
Nuk ja var më. Thërres
kamarierin:
“një teke zotërisë!”
Dhe për t’i shpëtuar
i ve veshin debateve,
zallamahisë.
2
Ata që fjalët u lëshojnë tym, si të kërleshur duken.
Barku
i përbindëshit hepohet mbi debatet.
Një
dorë e nevrikosur lëkund
një
shkresë të policisë bashkiake:
“Data aq e kaq! Urdhri është i prerë,
Leja skadoi, të drejtë nuk keni!
Çmontojeni me të mirë Poseidonin,
Përndryshe,
...paisjet...në det do t’i gjeni!”
Konflikt
social, mendova dhe vargjet
që
pak çaste më parë bridhnin të lira
u vunë në rresht, ashtu si ushtarët,
shtrënguan pajimet, metrikën dhe rimat.
Të vijë policia bashkiake tha dikush!
Se këtu, në humnerat e frikëshme të Jonit,
E para leje që dha perëndia,
Me qitap dhe tapi ishte ajo e Poseidonit.
Atje ku pallatet zenë cit më cit qiellin
Ngrihej dikur tempulli i Afërditës,
Tani nuk e dimë ku perëndon dielli,
Nuk e dimë ku çelet sythi i dritës.
Kur triremat jonike për t’u dredhuar stuhive,
Poseidonit i luteshin të fashiste dallgët,
Ai i ndihte sa shfaqej tempulli i Afërditës
Te
gjiri i Onhezmit, ku ndizeshin flakët.
Është
vonë. Barkat lëkunden nën hijet e rënda,
ku pesha e pallateve asfikson limanin.
Ende zien Posidoni përbrenda,
No comments:
Post a Comment