Në sofrën e 13 Majit
Histori që mori rrugën arratisur
rilindi si mit nga mitra e tokës mëmë,
sot kemi mbrritur në kohët moderne
një gjurmë të re pranë dijes, ta lëmë.
Tempull i diturisë para një bashkësie
të gjithë me shënime "Ndal" e
"Stop"
lidhje që injorancën përditë lufton
rreth një sofre shtruar, mbledhur si sot.
U çuat si xixëllonja një
natë pranvere
në emër të ndriçimit, alpe përshkoni,
drejt qiellit të pastër, me hënë e yje
ju s'ndaleni, por lart fluturoni.
Lules së
frikësuar
Ti moj lule që mbërdhin
në moçale je e zënë,
nuk e di se si ke shkuar
s'e kuptoj kush të ka shpënë.
Lule e vetmuar
që lëngon se nuk sheh diell,
nuk e di se kush në faj
shpirtin ty ta ka përzier.
Lule e lëndinës
ç'ngjyra që ke brenda
do të çelësh, do rilindësh
sapo të hyjë pranvera.
Agim
Agim,
për të kryer ndarjen
midis errësirës e dritës,
vetëdijes e llampës së shkëlqyer.
Gjithësisë e asgjësisë,
dëshirës e kërkesës.
Së keqes, së mirës.
Kujdestar i orëve
Ndez cigaren e kujtoj,
për të shkuarën e largët,
se si të tashmen, e takon
por që prapë mbetet e mangët.
E pyes veten, vallë përse,
ku paskish ngecur akrepi,
ai i gjati, ai i holli, ai i hajrit, pra ku mbeti?
No comments:
Post a Comment