Sa herë më
është dashur të bëj betime,
kam vënë në bè kokën e nënës sime;
Kam vënë në bè pa u trembur këtë truall,
këtë bukë që me lotë e kam gatuar;
këtë këngë që e mbartja mbi supe si Sizifi,
e ma shembnin në humnera dhe e ngrija sërishmi.
Më është dashur të bëj bè për dritën e syve të mi,
për nderin që të parët më janë bërë fli.
Për hapat që ime bijë sapo ka hedhur,
për vatrën ku zjarri i jetës rri i ndezur.
Më është dashur...dhe bè të rëndë kam bërë
se rëndë më ka peshuar fjala e dhënë.
Dhe në se do të vdes pa e mbajtur fjalën,
si në baladë do të
shihni të ringjallem.1984
No comments:
Post a Comment