Edmond Llaçi
skicë
Nuk
iu nda ai pështjellim i frikshëm që nga ikja e të shoqes. Duke vepruar aty
midis gjoksit dhe stomakut, një forcë e pa kuptueshme, gati duke i bllokuar
frymëmarjen po e tërhiqte fuqishëm përbrenda tij . Më tepër se trupin, ndjente
shpirtin ti rrëshqiste me shpejtësi brenda asaj grope të errët e të pafund. Një
ulërimë e pa lëshuar në zë po i buçiste dhe duk-duku i tëmthave po i rrihte
vazhdimisht, që nga çasti tek e pa të shtrirë përbrenda asaj kutie të mallkuar.
Gjithçka
mbaroi shumë shpejt. Pasi përshëndeti edhe djalin e tij, njeriun e vetëm që e
lidhte me të, i cili u përpoq ta mirte me vete
atje ku jetonte jashtë shtetit, u ul i vetmuar diku në sallon. Mes dhimbjes së madhe mendoi se të
gjitha ato vite që kishte kaluar me të, ishin veçse një gënjeshtër e madhe. Përse
ti ikte pa pritur?!.Përse duhej të pushonte së rrahuri zemra e saj?!. Dhe ai
pështjellim i frikshëm e ringacmonte. Po në të
njëjtën kohë, instikti ose më saktë dëshira për të kujtuar atë kohë, i
thoshnin se ajo ndodhej akoma aty.
Buzëqeshi. Nuk bëri as edhe më të voglën lëvizje por vetëm buzëqeshi. Përbrenda
tij, ideja e ekzistencës e mosekzistencës së saj, i zinin vendin njera tjetrës
në sekuenca të shpejta filmike. Dhe ja, e kishte aty përpara. Nuk guxoi ta
prishte imazhin. Ja. Në ato çaste ndjesia e pranisë së saj ishte shumë e madhe.
Për të, ajo ndodhej akoma në shtëpi.
U
ngrit duke mos guxuar të hidhte sytë përreth. Nga fotografitë e shumta të
vendosura kudo, ndjeu ta ndiqte shikimi i saj. Herë i ngurtësuar si në të
zbehtë, e herë i qeshur me shkëlqimin e bukur në to.
...Dhe
si gjithmonë, (duke u kthyer në kujtimet e tij), biseduan për një kohë të gjatë
me njeri tjetrin. Për djalin e tyre që jetonte e punonte në shtetin fqinj. Për
vajzën e vogël të tij. Iu kujtua shprehja e saj kur i tha: “Sikur i tërheq nga
flokët, aq shpejt rriten vajzat”. Dhe pas të gjitha atyre, do të shkonte i pari
në shtrat, pa u përpjekur ta zinte gjumi.
Duhej ta priste. Cepi i jorganit, nga ana ku pat fjetur gjatë gjithë
viteve të martesës, ishte i përthyer, gati për të...
No comments:
Post a Comment