RIBOTIM - RIKUJTESE
Kryetar i radhës
zgjidhet botuesi dhe poeti Agim mato
Në prag të 100 vjetorit të shpalljes së shtetit
të lirë Shqiptar, “Klubi i Krijuesve Jonianë” u mblodh në Sarandë, më 25 nëntor
2012, në lokalin “Poseidon”për ta festuar sëbashku këtë ngjarje madhore dhe për
të realizuar rotacionin normal të jetës së tij të brendëshme. I pasur me
veprimtari dhe botime të shumta ky klub që bashkon poetë e prozatorë të njohur
të trevës jugore është bërë injohur dhe i respektuar brënda dhe jashtë vendit
me emra të tillë si Andrea Zarballa, Agim Mato, Irena Gjoni, Timo Mërkuri,
Bardhyl Maliqi, Dashamir Malo, e shumë të tjerë me botime të tilla si “Mos e
shiko fundin e detit”, “Jashtë eklipsit”, “Fundo”, “Ankthi i statujave”, “Maja
malesh dhe magmë joniane”, “Epoka që verbon poetët”, “Ndoshta”, e deri tek
novela “Masakra” e Kostandin Voglit,e sapo dalë nga shtypi nga shtëpia botuese
“Milosao”, kopjet e para të të cilit autori ua ndau pjesmarrësve.
Kryesia e re, e zgjedhur përbërëhet nga 5 vetë:
Agim Mato, Andrea Zarballa, Irena Gjoni, Dashamir Malo, Adriana Dhrami.
Kryetar, nga votimet e asamblesë së antarëve u zgjodh botuesi dhe poeti Agim
Mato, i cili falënderoi kolegët dhe u
ndal në një sërë detyrash për të
ardhmen, si rinisjen botimit të revistës “Art Jonian” me kryeredaktor poetin
dhe gazetarin e mirënjohur Andrea Zarballa.Në kolegjumin e sendërtuar me
këtë rast, përveç emrave të vetë
krijuesve të Klubit Jonian, u propozuan
emra të njohur të botës letrare mbarëshqiptare si Fatmir Terziu (Mbretëri e
Bashkuar), Gëzim Basha (SH.B.A.), Faruk Myrtaj (Kanada), Albina Idrizi
(Kosovë), Nehat Sopaj (Maqedoni), Mario Bellizi (Itali), Margarita Mataci
(Greqi), Romeo Çollaku, Aristotel Spiro, Pandeli Koçi, (Tiranë, Shqipëri)
U propozua nga të pranishmit krijimi i çmimeve vjetore, për krijimtarinë më të mirë
të vitit, zgjedhja e një presidenti
nderi të përvitshëm për Manifestimin e
Poezisë Jonike, i ciili duhet të jetë një personalitet i njohur i letrave, nga
letërsia shqipe ose e huaj.
Detyra për afrimin e talenteve të reja dhe punës
me to, u konkretizua me marrjen përsipër të botimit të një gazete periodike
letrare, pas krijimit të një seksioni të veçantë me ta.
No comments:
Post a Comment