…mahnitje …mbi gazetën
“Demokratia” të viteve 25-39
Nga Timo Mërkuri
…mahnitje…mahnitje.Kjo është ndjenja që më
shoqëroi gjatë gjithë kohës së hulumtimit të gazetës “Demokratia”…
Me këto fjalë e
fillon Odise Kote pasthënien e tij
librit të tij studimor “Demokratia”, shkollë e gazetarisë shqiptare”., botuar në
këtë fillimprilli nga Shtëpia Botuese “Milosao” në Sarandë, pa e ditur se do
ishte pikërisht kjo ndjenjë që më shoqëroi edhe mua, gjatë gjithë leximit të këtij
libri.
Më saktë, një
lexim plot kureshtje, si të isha duke lexuar poshtëshënimet e thesareve të
zbuluara nëpër rrënoja dhe të ekspozuara
në pavionet e një muzeumi, poshtëshënime të tipit….Kjo monedhë floriri është e kohës…, këtë kurorë floriri e ka mbajtur në
kokë mbreti x…, me këtë shpatë, të larë me flori, ka luftuar heroi
x….
…kureshtje që
shumë shpejt u shndrua në admirim me këto poshtëshënime.
Veçse këto poshtëshënime nuk flasin për emra e vepra mbretërish e
princash, kalorës a shpatëtarësh, por me emra të dëgjuar në jetën tonë, të anatemuar në rininë tonë
dhe të flakur në haresë në kohën tonë. Emra, që të rrëshqasin si mornica në
shpinë të kujtesës. Emra, që ndal hapin kur i dëgjon të pëshpëriten diku…Branko
Merxhani, Safet Butka, Javer Rushiti, Nebil Çika, Petro Marko, Avni Rustemi,
Sterjo Spasse, Ismet Toto e Lumo Skëndo,Tajar Zavalani e Eqerem Çabej, Musine
Kokalari e Ramiz Harxhi…
Sa shumnë emra të
mëdhenj të mbledhur në një gazetë të vogël (për nga tirazhi dhe formati) që rezatonin dritën
intelektuale mbi vendin tim.
Sa shumë yje të
mbledhur në Gjirokastër, që lëshonin dritën e tyre jo vetëm në këtë qytet.
Është pikërisht
drita e tyre mbi qytet, që …e drejtoi jetën
e qytetit drejt të shkruarit…
Kjo është
arsyeja që gjithë Shqipëria shikonte nga Gjirokastra, ku ndrinin këto yje, se
Gjirokastra vetë shikonte nga Europa…
Odise Kote
qëmton e rrëmon nëpër ato fletë gazetash të zverdhura nga koha, të mbuluara nga
pluhuri i indiferencës së kohës, të grisura e zhubrosura deri në prag të
asgjësimit. Qëmton e rrëmon me qetësi, me dashuri, si arkeologët e apasionuar
nëpër rrënoja qytetesh antike, shkatëruar nga zjarri i hordhive armike, duke
aplikuar kështu një arkeologji të re, arkeologjinë e fjalës së shkruar. Fshin
pluhurin dhe nxjer në dritë thesare, bashkon copat e grisura të gazetave si
pjesë të mermerta të statujave të thyera
gjatë rrëzimit. Dhe na i çfaq , ashtu siç kanë qënë, madhështorë e të thjeshtë.
Ja,shikojeni.
Kjo statujë mermeri, e thyer dhe e copëzuar, por gjithsesi impozante është statuja e Branko Merxhanit. Lexoni
poshtëshënimin në të…
…Lindëm në errësirë, por kërkojmë dritën …
Ah, po ky nuk është poshtëshënim monumenti. Këto
fjalë monumentale i shkruante në vitet 29 gazetari i “Demokratia”, Branko Merxhani, çami ortodoks, që në Shqipëri nuk kishte as fis, as pasuri,
por kishte vetëm Atdheun.
Ai që do të sillte
filozofitë europiane për ti vendosur si gurthemeli të Neo-Shqiptarizmës së tij
dhe që shkruante …Rroj me ëndrën e një
vendi, njerëzit e të cilëit janë më parë të tij se sa të vetës së tyre (fq
201).
Lexon shkrime të
tilla, rrënqethesh e pyet veten... Ka patur vendi ynë diejmëndje të tilla dhe ç’gjëmë qe ajo që ra
mbi këtë dritë, duke na lënë nëpër errësirë mote e mote me rradhë, duke gëricur
natën me dritën e bishtukut.
Kisha dëgjuar për
Branko Merxhanin qysh në rini, por s’kisha lexuar gjë prej tij. Ose më saktë, kisha
lexuar vetëm një farë ironizimi që u bënte teorive të tij diktatori. Por kjo s’mjaftontë për të krijuar një
portret. Ato shënime mjaftonin vetëm sa për të përbaltur një portret të
gdhendur në një bazoreliev dhe për të na
e treguar neve, se gjasme, ai paskësh qënë portret i pisët.
Por mjaftonte që
të fshihej pak balta e hedhur mbi të, për të dalur e për tu verbuar nga
ndriçimi i argjentë i portretit të atdhetarit mendjendritur e zemërmadh.
Atdhetari, që
jetën dhe dijen e tij e vuri si gurthemeli në shkallaren ku do ngjitej atdheu,
në një kohë që pushtetarët e mëpasëm, do shtronin atdheun si gurkalldrëmi,
ku pretendonin, të ecte lavdia e tyre.
…Duke ecur nëpër
faqet e këtij libri studimor, të duket se ecën nëpër gërmadhat e posa zbuluara
të një qytetërimi, të mbuluar nga haresa e kohës.
Ja statujat e
mermerta, me ndonjë dorë a këmbë të thyer
gjatë rrëzimit të tyre nga piedestali, ja dekretet dritëshumë “të zonjërisë” dhe “të kapellës
allafrënga” gdhëndur në kulturën qytetare, si dëshmi e orientimit europian
të këtij qyteti…me minaretë e tij mesjetare.
Ja një dëshmi e
një demokracie, që do ta kenë zili brezat e ardhshëm dhe vende me më shumë përvojë
demokratike…. Kundër Bajos? Gabon tepër zoti Bajo (Topulli) duke pandehur se
ne jemi kundër personit të tij….Ne nuk kemi gjë me personin e z Bajo, thamë dhe
e përsërisim se si person e nderojme tepër. Po
kjo nuk do të thotë që nuk duhet ta kritikojmë si kryetar bashkie….”
…Ja një…reklamë
,si një qyp mbushur me flori informativ e një Agjensie detare…Jepen oraret e linjave të trageteve që lëvizin
nga Porti I Sarandës drejt destinacioneve të ndryshme Korfuz, Pire, Patra,
Brindizi, Stamboll (?), Suedi (?), Francë(?) e Gjermani(?). Për informata më të
çkoqitura drejtohuni n’axhensinë tonë në Sarandë…
E pra, unë kam
lindur e jam ritur në Sarandë dhe nuk e kam ditur se qyteti im kishte linja të tilla detare në
vitin 1929, linja detare që nuk i ka as sot.
Te kjo gazetë
gjeta perla të ralla informacioni për
Neço Mukon e grupin e tij famoz, informacione që politika ishte përpjekur ti mohonte dhe ti kalonte në
haresë, pa llogaritur dëmin e madh që i
sillte kulturës dhe historisë së kulturës kombëtare.
Apo mos doni të
lexojmë të botuara te “Demokratia”
kryeveprat e letërsisë botërore të Shekspirit e Tolstoit, Khajamit e Dante
Aligerit, Petrarkës, Tassos, Hygoit, e deri te Esenini e D’Anunco…
Këto monumente të
të shkruarit kanë qënë ngritur nga viganë, por liliputët e kohës, duke i
goditur më kazmën e mohimit, i rrëzuan nga piedestalet, për të ngritur në vend
të tyre mediokritetin politiko-ideollogjik. Ato mbetën aty, nënë gërmadha,
mbuluar nga pluhuri i haresës, në pritje që dikush ti çgroposte e ti nxirte në
dritë.
Këtë
mission çgroposjeje e ndërmori, me plot
sukses Odise Kote, duke ngritur nga
harimi monumentet e viganëve të kulturës dhe gazetarisë shqiptare.
Dhe ne, duke
ecur nëpër faqet e këtij libri, si nëpër sallat plot eksponante të një muzeu,
admirojmë punën e djeshmë të viganëve,
hieja e të cilëve mbulon meskinitetin dhe formalitetin e gazetarisë së sotme,
duke na treguar shtigjet e së ardhmes dinjitoze, drejt të cilës do ecim .
…edhe duke
pëshpëritur me vete një falnderim për
shkrimtarin Odise Kote.
No comments:
Post a Comment