Bardhyl Maliqi
Pse jemi të tronditur? As vetë nuk e dimë.
zemra, diabeti, mërzia rraskapitëse
e kanë një shkak, një fillesë delikate,
që s’ka të bëjë me marritë e përditshme.
Jo! Në pamje të parë s’ka ndodhur asgjë.
rendje për në punë, fjalë, të voglat
bezdisje…
po kohën gjymtojmë, prehjes i vëmë kurthe,
kur ndaj njeri-tjetrit ngremë male mërie.
Veprimet përçart na rëndojnë në shpirt,
dhe ngrenë para nesh ca pyetje tronditëse,
ky është tërmet njerëzor? Një shungullimë,
që pasohet nga zjarre, rrënime, përmbytje…
Pse si hëna vini herë e plotë, herë
gjysmake,
Herë dukeni, herë zhdukeni, herë zbeheni
sakaq?
Sjellja juaj e çuditshme është pasqyra
jonë,
Apo një kapriço nervozizmi e rastit dhe
kaq?!
Keni harruar krevatin, harroni dhe
shtëpinë.
për ju diçka tjetër do të ketë rëndësi?
Derisa laheni mëngjesesh për të shkuar në
punë,
të tjera joshje ju kthjellin, të tjera
magji.
Oh! Goja s’na e nxë. Jo, nuk është e
mundur!
Që deri këtu të arrijë xhelozia, tërbimi,
lakmia, urrejtja, brenga, tronditja,
meraku, mërzia, kthesa, harbimi!
Nëse ne jemi shkaku dhe ju thjesht pasoja
i meritojmë plotësisht të tilla shpërblime!
Por shpirti na dhëmb, na rrëqethet shtati,
përlotemi dhe vuajmë dhe presim… ndryshime.
Mos hijet e natës jua tronditin
ndërgjegjen?
Mos shkëlqimet e rreme jua zgjojnë
xhelozinë?
Mos miqtë dhe mikeshat jua nisin zekthat?
Mos kodoshët jua ndjellin epshin, lakminë?
Ah! Kemi frikë se ju jeni viktima, viktima
të lirisë
së keqpërdorur, pa e ditur ç’do të thotë
liri.
Liria është burgu i ndërgjegjes së
molepsur,
që pastrimin s’e njeh, që virtytin e fshin.
Të qeverisësh lirinë është detyrë e
vështirë,
s’e bën dot kushdo, as me shkollë të lartë.
po të qe ndryshe, kjo botë nënhënore,
s’do të kishte kaq llum, kaq pluhur dhe
baltë!
Kemi mallkuar veten për ngathtësinë,
mungesën
e kurajës për të shkelur ligjet me këmbë,
se vetëm thundra mamuthësh planeti
ka balsam shërues, jo ajër, flatra dhe
pendë.
Kështu do të bëheshim bosë të lakmuar.
Objekt
meritash, respekti, pushteti, adhurimi.
Se vila ka më shumë vlerë se njeriu
në kohë qensh; përderisa ky është
shpërblimi.
Veç zogjtë e shpirtit fluturojnë në
hapësira mendimi,
e pafundësisht rendin, vrapojnë në kaltërsi
dhe kur thelbi ynë ekzistencial është
tronditur,
kjo mërgatë e zgjatur zogjsh është e vetmja
qetësi.
Fajin na e kanë rraskapitjet sfilitëse,
cigarja,
një xhiro në darkë, numrat e telefonit,
gota e rakisë, leximet, kompjuteri dhe
arti,
apo kontrasti gjenetik, hudhra dhe fija e
rigonit?
Kokët gjatoshe, të rrumbullakëta, me majë
qafat e shkurtra të jenë shkak shëmtimi,
ky vallë të jetë mëkati, merita dhe motivi
pse mbi kambanarë krroket si korb zezimi?
Jo! Nuk është fëmija fajtor pse lind jo
normal,
as merita nuk ka për paraqitjen fizike,
e vetmja meritë, normë, respekt e moral,
është aftësia për sfida dhe vetitë
përtëritëse.
Pasaportë e vërtetë e njeriut nuk është
një kartë me bojë e firmë nga gjendja
civile,
por fytyra e virtytit dhe vesit në rrugë,
në punët njerëzore, shoqëri e familje…
Po derisa të kthjellohen ujërat, mbi
njeriun,
do ’ shkojë ruspë e kohës, do t’mbijë bar i
harrimit.
veç dy engjëjve ruajtës për një çast do
t’ju lutemi,
ta kuptojnë se në baltë, s’humb vlerë e
floririt.
Ta duan njëri-tjetrin se në këtë planet të
çmendur,
ku ne jemi viktima të urrejtjes e si zogj
shtegtarë,
na detyron era dhe ngrica të mërgojmë nga
jeta
dhe kur rrojmë të tymojmë si oxhakë
vetmitarë…
Bij, t’i doni nënat! Nënë s’të bëhet kushdo,
as krizantemat tej kodrës, atje, në Limjon;
por Etrit
janë si lisat e moçëm. Edhe hija e tyre,
dhe trungu një ditë do t’ju duhet. Intuita
s’gabon!
Ato hije do t’jua heqin zhegun e vapën,
ata trungje do t’ju bëhen prush për acar,
se Baballarët
janë lisat dhe oxhakët e moçëm,
që mërzinë tymojnë, po shpirtin e bëjnë
zjarr…
No comments:
Post a Comment