MIHAL DHIMA
BIJTE E e mi…
S`jam vecse harku e ju shigjeta,
Sa me shume tendosem,
Aq me larg ju do te shkoni,
Rruge te mbare u them..
se une kurre atje nuk do te jem…
Kur vjen ora, askush nuk e di,
Po une, si piratI plak nxitoj,
keshillat e mija tu le shkruar,
bashke me
bekimin qe keni merituar.
Babai im gjithe jeten me mesoi,
I
lumtur do te isha, dicka te shkruar
Prej dores se tij te kisha,
ndaj,
Sa here kohe te
keni, sa here ti lexoni,
Me kujtoni…
Nuk e di nese
kam qene nje prind I mire,
Por dashurine, te pafund per ju e kam.
Dikur I ri, cuditesha qe prindi lehte,
edhe
jeten jepte per femijet,
Tani
aspak nuk cuditem,
Pa ngurim do ta
jepja edhe une,
Per secilin prej jush.
Kur fundit te rruges i afrohesh,
As trembesh, as
stepesh as frigohesh,
E c`eshte edhe nje pjese rruge
Kur vite kilometra ke pershkruar?
Bijte e mi, ruani dashurine
Duajeni njeri tjetrin me shume se veten,
Jepni dashuri
dhe mblidhni modesti,
Dhe nese ju japin,
Mos shikoni vleren e
dhurates,
Vleresoni dashurine me te cilen u jepet dhe
perseri mendoni si do tua
ktheni dhuraten.
Mos prisni kurre, qe ndihmen dikush tua kerkoje,
Afrojeni ate me deshire, per njerez ne nevoje.
TE SHTERENJTET e mi, sa shume ju dua…
Tu perqafoj, tu shtengoj
fort ne gjoks,
E Zotit me perulje, per shendetin tuaj i lutem,
Per suksesin dhe lumturine tuaj…
Dhe
nese nje dite nuk do te jem,
Dijeni se engjell mbrojtes do te me keni.
Nese malli ju merr per mua..
Lini eren tu perkedhel fytyren
Dhe atje jam edhe une.
Nese rruges pengoheni, cohuni
Duke kapur doren time te shtrire.
Ne lumenje a dete, ne maje
Kodrash a malesh
thepisur,
Guxoni dhe
ngjituni, se me ju do t`jem edhe une,
Vetem, buzeqeshni ne cdo veshtiresi,
E buzeqeshje te pafund falni ne njerezi.
Mbillni kudo dashuri dhe
dashuri do te korrni,
Mbillni miresjellje dhe me shumice do ta merrni,
Fara qe do te hidhni, e dobet
mund te rritet,
Por ajo nuk
ndryshon,
Ferra nuk ben fiq e as
driza rrush,
Tershera s`behet
grure, e as elbi miser.
E ne qofte se deshtoni, kurre
mos u terhiqni,
Perpiquni perseri.
Kush
humbjen s`ka njohur
Ka humbur shansin te mesoje e te behet me I mencur.
Bijte e mi te
dashur,
Mesoni ti falni njeri tjetrit cdo nxitim
Fjale te thena pa mend,
a gabim
Ju kujtohet, sa shume na pelqente kur Krishtin e pyeten:
“Sa here ta fal
vellane, falur shtate here e kam”?
“Shtatedhjete e
shtate here shtate”
Eh, S`ka me te bukur postulate.
Ju keshilloj ,
femijet e mi,
Njeri tjetrin fort ta
doni por,
Dashuria nuk eshte nje celes elektrik,
Qe sipas deshires e ndez a
e fik.
Dashuria eshte si zjarri
mitik,
Qe njerezit e ruanin me kujdes te mos shuhej,
Se ne thellesi shpellash a
guva malesh,
Ne mes te debores,
akullit acar,
Zjarri ishte drita, ishte
ngrohtesia,
Ishte vet jeta.
Thengjij te ndezur ruheshin naten dhe diten,
I mbartnin ne gji, nga njeri
vend ne tjetrin,
Nga nje kontinent ne tjetrin, e ne driten e zjarrit
Linden poezite e medha,
dashurite e medha,
Linden eposet e kreshnikeve, te njerezve vigane,
Perendi a gjysem
perendi.
Ndaj dhe ju, te dashur
bijte e mi,
Si zjarrin magjik e ruani
dashurine,
Per njeri- tjetrin, beni cdo
sacrifice,
Dhe si shperblim, dijeni
mire se
Ashtu do tju nderojne dhe
duan ju femijet.
Askush s`mund tu mesoje femijeve nje rruge,
Ku vet
ai, me pare nuk ka kaluar,
Kur s`njeh veshtiresite e pengesat qe duhen
kaptuar.
Ju keshilloj, se edhe une te njejten rruge kam pershkruar,
E shpeshe ,me vellezerit e mi jam pezmatuar,
Por pendohesha shpejt , lija
menjane merzine,
e kur shkoja ti takoje, ata me pare se une e kishin harruar,
Biseda merte udhe, cdo gje
kish mbaruar.
Se vertet nje fjale a nje
ofendim pa mend,
Nuk duhet lene te rritet e
as te zere vend.
Flakeni ate tej dhe do te
ndjeheni me mire,
Se dashuri e vellazerise duhet te jete e dlire.
TË
MIRËT E MI…
Ndofta cdo prind, per
femijet e tij,
Keshtu mendon, le te jete
ashtu,
Po une, vertete
I ngazellyer jam per ju.
Per respektin tuaj, mirenjohje kam..
Per modesine tuaj- adhurim…
Per dashurine tuaj- vec dashuri…
Per nostalgjine tuaj -mall pa kufi..
Si
zogjte kur nxjerrin krahe- fluturuat
Ne flatra te arta praruar,
Morret rruget e botes, neper
kontinente,
Dhe une nga ballkoni i shtepise rri e veshtroj,
Cdo zog qe fluturon, cdo dallendyshe qe vjen,
Cdo yll, naten qe ndricon e ...
shpeshe
Me Henen kuvendoj… Sa prane qe
jemi….
Edhe ju larg, te njejten Hene shikoni,
e si mund te jemi larg…,
Kur te njejtin burim drite kemi?
Packa se
reflektimi eshte i ndryshem,
Ju shkelqeni nga bukuria..
E une ... .nga pleqeria , e miresia…por
Jo e imja, prape e juaja miresi,
Se shpeshe gabimet e mija nuk i vute re,
Jo nga miopia, Jo, por nga
dashuria,
Zgjodhet vet te
mos I shihnit, ti evitonit..
E une si nje femije I zene ngushte,
Kokeulur rija, I menduar, por me adhurim
Per ju femijt e mi, te mencur e te mire.
Si mesuesi juaj, ju quaj
te medhenj por..
ju kurdohere zgjodhet qe te tjeret te ndjehen te tille;
Jeta juaj eshte e vlefshem
sepse
per gjera qe vlejne e
shpenzuat, patet guximin
te shihni larg, ne ate
c`mund te beheshit neser.
Kurre nuk e late deshperimin a
pendesen e gabimeve
Qe si shkembenje tu fundosnin ne detin e trazuar te jetes,
I prete dhe u ndjete te
cliruar, sepse fort mire e dini:
Kur shqetesimet dhe
veshtiresite, si dallge te trazuara,
Vijne e perplasen mbi ju, nuk u kunderviheni me kokefortesi,
Por mbi barken e shpreses hipni dhe lundroni tutje ne pafundesi.
Dielli, bijte e mi,
lind cdo dite, dhe yjet cdo nate
ndricojne
Nese sot
keni pasur nje shqetesim,
mos harroni se
jeta vazhdon e neser..
nje dite e re
lind, nje fillim I ri fillon…
Te
vecantet e mi,
E vecanta juaj
eshte zemergjeresia,
Fara e
vetme nga lind miqesia,
E kur filizat e miqesise rriten,
Shpejt
lulet e dashurise celin.
Te ngathet perhere te jini ne gjaknxehtesi
Te shpejte, te shkathet ne Falje e dashuri.
Merni gjithmone vendime
te drejta ,
Pa menduar
sa ju kushton,
per te bere ate qe eshte e drejte.
Ajo qe jepni me zemer- ne
zemra ruhet.
SKAUTËT E MI…
U rritem se bashku atje, neper kampingje,
Ne rrjedha lumejsh e
gurgullima uji,
Nder pyje marshuam,
kenduam,
E “Syrin e Kalter” kurre
s`e harruam
Ju per kujtimet dhe castet e
paharuara
E une qe vuaja tu them njehere “
Faleminderit”
Se vertet ishit te
mbrekullueshem.
Tani qe vitet kaluan e rende nga askush nuk me vjen,
“Se femijet e
tij lavderone”
Me gjithe shpirt
theras, me hare dhe gaz,
“Une e ndeza zjarrin , ju i dhate duman,
Une e mbajta ndezur-ju e
bête vullkan…”
Te
miret e mi….
E di, se rruget e jetes
jane te lodhshme,
E udhetimi shpeshe
cfilites,
Por i kendshem behet rrugetimi, kur doren e miqesise
Bashkeudhetarit tuaj ja
zgjasni.
Kurre mos pushoni se
mesuari.
Te udheheqesh nuk do te
thote te jeshe me i miri,
Por te beshe te tjeret te zbulojne ke vetja me te miren
Dhe te bejne gjithmone
te pamunduren.
Burrat e medhenj, ose grate, nuk
kujtohen ne histori,
Se gabime nuk bene, e
as se nuk deshtuan,
Por se deshtimet nuk i penguan te perpiqeshin deri ne fitore.
Dua, oh, sa shume
dua te jeni me te miret,
Krahesuar
jo me veten, por..
Me te sjellshemit mes me te sjellshmeve.
“Sa shume u
gezua shtegetari I cfilitur ne shkretire,
Kur nje lule te vetmuar gjeti,
e perkedheli, e ledhatoi, i mori
ere..
e lules nga ngazellimi gjoksi ju hap dhe
farat rane..
e era e shkretires larg ,shume larg
i coi,
ne pyje a
lendina plot lageshti ku lulja celi perseri..
E kur Shtegetari ne ate lendine kaloi.,
Lulja e njohu, u mbrekullua…por ai…
As koken nuk ktheu, as e vuri re ..
Se me mijra lule me te bukura ishin atje….”
Ndaj nese boten
qe ju rrethon doni ta ndryshoni
Cdo gje qe
prekni, te kete me magjiken fuqi…
Si krahet e bletes mbushur me polen,
Mbushni zemren tuaj plot me dashuri.
MIRENJOHJA….
Mbi te gjitha vyrtytet mirenjohja qendron,
Perendia qe fal
cdo mekat, mosmirenjohsin, Jo,
Se fort
mire e di se kush nga xhepi i tij fal,
Me shume nga xhepi I Zotit do te marr,
Po jo ai qe miresi nuk ka.
E di ,femijet e mi sa te veshtira jane,
Betejat e jetes per tu fituar
kur si trendafili, edhe jeta ka gjembat e saj
por nese edhe yjet lindin, bijte e mi,
Kampionet nuk
lindin - Jo, ata behen vetem mes nje procesi te veshtire
Nje rruge te mundimshme, qe jo kushdo
kalon,
Eshte kjo perpjekeje titanike, qe i bene
ata kampione.
Si dhurate bijte
e mi, u perpoqa tu fal nga nje pasqyre dashuri,
Se vetem keshtu do ta reflektoni dashurine
tek te tjeret
E nuk do ta mbani per vete si
stoli.
Mundohuni te beni te lumtur te tjeret
Dhe lumturia do tju gjeje vet juve.
Dhe nese kjo kerkone sakrifica
Kujtohuni se ajo nuk eshte sacrifice por
privilegj
E nese qellon qe
shqetesimet ne jete ju lodhin
Mendoni
se ato s`jane vec pesha qe atletet
Mbi shpine ne stervitje, vet i mbartin e….
Kur I heqin, te shpejt si era
fluturojne.
Ashtu edhe
shqetesimet per garen e rradhes na pergatisin,
E vec shpirtin tone forcojne.
RRENJET…….
Bijte e mi, te miret e
mi,
Ju iket larg e mes mijra dritave qe
llamburisin jetoni,
Nen vezullimin e
llampave qe si galaktika yjesh shndrisin,
Por rrenjet mos i
harroni.
Sa here femije do t`lindni,
U peshperisni nje
emer “Jerma-Saranda’”, qe askush nuk e di ku bie,
Heiroglife pakuptim
atyre do tu duken,
Po ne e dime se atje
jane ca vare,
Maje nje kodre
vendosur.
I rreh era e Dhivrovunit,
I perkedhel flladi I
liqenit te Butrintit.
Dy emra te thjeshte mbi pllaken e gurte
shkruar,
Spiro e Katerina, jane
gjysherit e mi,
Perreth, si gladiator te shtrire pas beteje:
Xhaxhallaret e mi te mire si ne
pergjumje rine.
Kur I sheh nga lart, ashtu te ndare
duken,
Por nen dhe duart fort
bashkuar I kane
Si atehere ku luanin
femije.
E kur rezet e
Diellit mbi Dhivrovun dalin, e mbi kodren e vareve bien,
Ate ndricojne te paren dhe
mesazh percjellin…
“ Anastasia, An`a- sta si…” nje emer,
ringjallje sikur thone me tej…
Mesazh I koduar, qe askush se deshifron,
po une e di mire…
Vjen nga Dhivri,
vjen nga Shen Triadha, prinderit dhe vellezerit
Per vajzen, per motren e tyre, Per gjyshen
tuaj pyesin..
“Ne nje gji deti ne
Sarande…
Ku dimrit dallget
gjemojne me uturrim..
E te fjeturit zgjojne nga
gjumi I rende
Atje eshte ajo,
edhe babai im...
Kane nje shtepi
te thjeshte,
si gjithe qytetaret e
asaj mbreterie,
packa se mbret e mbreteresha
te gjithe jane
se te pare
nuk kane “
Po mua me shume do me pelqeje
pranvera
Kur celin mimozat e fryne
puhiza,
Kur valet lozonjare vrapojne
per ne breg,
Kur vizitoret nuk vine me
pallto te renda
Por me ngjyra te embla,te
arta,te argjenta
Vdektare te gjalle te
shpernadre ne cdo ane
Te shkretet,mendojne se te
pavdekshem jane.
Ja keto jane rrenjet qe shtrihen gjere
e gjate. E mbi to...
Nje rap me dy dege plot gunga qe mesazhe me
cone mua...
Por edhe
juve,edhe femijeve, edhe femijeve te femijeve tuaj.
E di te dashur femije qe nuk mund te kenaqni
gjithe njerezine,
Ju mjafton duartrokitja e Zotit qe zgjat me shume e degjohet me mire.
Rrugetimin e ngjitjes, bijte e
mi, pa frike vazhdoni,
Por mos prisni te keputeni,
qe te pushoni,
Eshte me mire te pushoshe dhe
perseri te ecesh,
Sesa te shtrihesh te pushoshe, e
fare dore te heqesh.
Mund te ndertoni godina te larta per
te banuar,
Por pa dashuri, nuk eshte shtepi
per te jetuar.
Dhe nese ndodh te merzitur te jeni,
Dita s`u shkon mire, e plot shqetesime keni,
Me mire leni punen dhe dike
tjeter ndihmoni,
Nje qe eshte me keq se ju, dhe shpejt do
t`ndryshoni.
PËR FEMIJËT TUAJ…
Femijet ,bijte e mi,jane
si robat,
Sa me shume
behen pis,
aq me veshtire ti lani
A s`eshte me mire ti ruani te mos u ndoten ?
Ndryshoni dicka per me mire se
sa
Te konstatoni se mjemije
gjera jane gabim.
Nese qellone te ankoheni per
veshtiresite e jetes,
Kujtoni se shume te
tjere,
nuk kane as ato qe
ju keni,
Dhe atehere, mirenjohes do te jeni
per cka keni arritur.
Shpeshe gurri i rrende qe u behet
pengesa e rruges,
Mund te jete
pedani ku per vrapime te tjera vini kemben per nisje,
Ndaj, cdo gje
shikojeni me dashuri,
se dashuria e Zotit
nuk njehe kufi,
lulezon ne cdo kohe,
lulezon ne cdo stine,
nuk pyet per debore,
e as suferrine.
FEMIJET E MI…
Dhe po te iki….mos u
merzisni…
Jam I lumtur, i ngazellyer nga
dashuria juaj,
Vetem tani arrita te kuptoj
porosine e babait tim :
“Ndaje fuqine
tende bir me femijet, kur ata jane te vegjel,
Dhe ata do te
ndajne me ty rinine e tyre kur ti te jeshe mpakur….
Shpeshe ne jete
suksesi na deh,
Na duket sikur jemi bere
per tu admiruar,
Po kur duartrokitjet shuhen, pse te
tulatur rrime?
cfare ne zemrat e njerezve beme mire, nuk e dime.
Lumturia qe zgjat nuk vjen
nga ajo qe merr,
Se deshtimet dhe shqetesimet e
meparshme,
Suksesi i nje perpjekejeje I tejkalon
dhjetra here.
Nese ne nje cast dobesie,
frike do te keni,
Mendoni se s`eshte vec nje
fllucke sapuni,
merni nje gjemb BESIM,
dhe e shponi,
perpiquni e mbi cdo pengese do t` fitoni.
Cdo mbret I fuqishem ka qene
nje here femi,
Cdo lis madheshtor, s`ka
qene vec nje lende,
Mos qani ku jeni sot, por
gezohuni ku do te arrini neser
Nga nje shkure me gjemba –
del nje trendafil,
Nga nje zemer e thyer-
rrjedh nje poezi,
Nga vdekja e krimbit te
mendafshit-fluturon nje flutur,
Jeta eshte nje
reaksion zinxhir
Ku cdo ngjarje shtyne tjetren,
e tjetra tjetren ne rradhe.
Besimi shikon
te padukshmen,
Beson te
pabesueshmen,
Dhe arrine te pamunduren.
BESIMI do tju ruaj
nga nokdaunet ne ringun e jetes,
Duke ju
mesuar si te shmangni goditjet.
Kurre
mos harroni:
Nese perpiqeni per para,
Fati
juaj do te permendet,
Nese do te
luftoni per lavdi,
Statuja
juaj do te nderohet.
Mos lejoni qe
gabimet e se shkuares
Tu erresojne
vizionet per te ardhmen,
Dashuria
eshte e mbinatyrshme,
Sepse ligjet e
natyres sfidon,
Sa me shume
qe jep,
Aq me shume
fiton.
Vendime te nxituara,
mos merni,
E as ne
gjaknxehtesi…
Ato I ngjajne makines, qe
nget me shpejtesi,
Paditur nese n` destinacion arrini.
Rruga drejt suksesit nuk
eshte autostrade
Po mal I thepisur qe kapercehet vetem me
kembengulje
Ndaj madheshtia nuk vjen
duke e kerkuar,
Por vetem duke dhene dicka
nga vetja,
Edhe nje fjale e ngrohet mund
te ndryshoje,
E madje, nje jete njeriu te shpetoje.
Cili invetim kushton kaq
pak,
Dhe te shperblen kaq shume?
Veshtiresite e jetes duket ju lodhin,
Por te perkohshme jane, e shpejt
kalon,
Embelsine e jetes nga brenda shpirtit shtrydhin,
si coptimi I trendafilit qe ere
parfum leshon.
Deshtimi, eshte vetem erresira e nje nate
qe bie,
Por agimi vjen shpejt e lauresha kenges
ja mer,
dielli do te shndrit gezueshem,
Dhe perseri rruge te reja do te bjere.
Bijte e mi,krenaria ime..
Nga prona ruhuni me shume
Me shume shkelqim kur vjen
Me britma,urra e flamure
Dhe porten hapur e gjene,
Sheshohet, shtrihet brenda shpirtit
Te yshte gjithnje me shume
Si merimanga rrjeten thure
Qe prene te veje ne gjume
Nuk flas per nje shpi te thjeshte
Por Jo kudo dhe shume
Se rob te prones beheni
Dhe naten ri pagjume
Si kafshe- bime kacavjerese
Rriten ato ngadale
Pushtojne trup e
shpirt bashke
E mendjen per ta mare
Humbet lirine te
shkoshe ku do
Humbet qetesine
dhe prehjen
Per brezat nis e mendon
Perandori te terre enderron ….
Kalate qe ngrihen permbi rere
Si rere shkermoqen prape
Kam pare te
pasur te palumtur
Punonin dite e nate
Punonin mblidhnin pasuri
Sikur do vinin prape.
Ne qytetin ku jetova
Njoha shume qe
jane larguar
Pashe te mencur
te papune,
Batakcinje te respektuar.
Njoha prifter, hoxhallare,
Pastore e bektashi,
Ziheshin se di per cfare,
Kur ka vetem nje Perendi.
Pra rob te
prones mos u beni
Ne s`doni te deshtoni
Kujdesuni me
perkushtim
Femijet te ndihmoni
Femijet, bijt e mi, jane si uji,
Futi ne shishe dhe prishet
Leje te rrjedhe
dhe vec zhurme do te beje
Drejtojeni dhe shpejt do tu jape gezim.
Edhe vendimet e gabuara kane vlere,
Kur na mesojne
te marrim vendime te mencura neser.
Dashuria per femijet eshte si dielli per
lulet,
Vepron edhe per te rritur.
Dashuria dhe
shpirti I Zotit eshte si nje stacion radioje
Qe transmeton pa pushim, por duhet ta
kerkoni
Stacionin qe te kapni sinjalet.
Nje e sotme e
zymte kalohet duke pare tej,
Ne nje te neserme te bukur.
Dhe mbi te gjitha, te shtrenjtet e mi,
Fale jush ,une
jam tani nga njerezit me te pasur,
Se i pasur me te
vertete eshte vetem Ai,
“QE ESHTE I PASUR
NE GJERA QE S` BLIHEN ME FLORI”
Sarandë,
shkurt 2012
No comments:
Post a Comment