Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Thursday, 31 May 2012

“Fundo” gjuha e artit të miteve



Fatmir Terziu
Poeti shqiptar Agim Mato i vendos dukuritë jetike, ‘magazinimet’ e tij të arta poetike, po aq edhe telajon me të cilën retushon vargun modern, të lirë, pranë shpirtit të tij të mavijosur nga kohërrat, mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të hapësirës që flet dhe që hesht, me të ato vargje me të cilat ato kanë udhëjetë sinonimie. Këtë penelatë artistike të fjalës ai e realizon edhe në vëllimin më të ri poetik “Fundo”. “Fundo” është ai që shtrydh detin “Jon”, ai që “Pret të iki nga ky turp”; ai që peisazhon “Llogara”-në; por edhe ai që na sjell në vëmendje “Socrealizmi”- dhe më tej deri tek “Gjithpërfshirje”-t.
Fundo” është vetë arsyeja e leximit. Arsyeja që në mjaft raste mungon. Këtu të tërheq, të glabëron. Është kështu se vetë fjala, apo arti i saj, kanë këtë funksion. Një funksion që lidhet me vetë leximin e kuptimin e poezisë. E lexova disaherë poezinë tipike “Fundo”. Pashë atë përfytyrim të bukur me të cilin, kohë më parë është krijuar një poezi rreth të cilës debati lindi për “mitin”. Ai “mit” rreth të cilit Hegeli iu vërvit në veprën “Platoni” gjendet në tre pika tek poezia “Fundo”, me të cilin ky vëllim emërzohet. Këto tre pika janë si vijon:
1. Vetë nocioni i foljes së emërzuar fundo (nga fundos) krijon një mit. Mit i cili vjen nga vetëndërlidhja e banorëve të tokës me bregun dhe tërësinë e asaj që i lidh si mjete aspektuale të jetikës.
2.  Adoleshenca është brishtësia e pasqyrimit. Ajo është “pasqyra” me të cilën ne shohim rrugëtimin tonë të fragmentuar. Kuptojmë të bukurën me syrin e “pasqyrave” të saj.
3. “Midis pinave të mëdha sa një bojë njeriu” është mit më vete. Aty njeriu dhe shkencëtari formëzohen deri në mallëngjim.
Pra është një organizim më vete. I lexueshëm dhe i mirëkuptueshëm. Deri në detajin më të thellë filozofik... Organizim i përsosur i artit të fjalës. Tipologjik!

Organizimi tipologjik

Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e poetit Agim Mato. Një efekt thuajse të hershëm të cilin e gjejmë lehtë tek Poradeci, më saktë tek poezia e tij “Gjeniu i anijes”. Ndërsa Poradeci mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit imitues: “Vështroni si shtet sipër valash,/e tundet anija me nge.../...me krismë e me prush prejt stërkalash/mi të shkrepëtiu një rrufe.”, tek poezia e Matos “Jon” në disa raste bashkëvepron aliteracioni me asonancën e largët vargore si përfundim i vetë vargut: “Një hap më tej fillon gjithësia. Pranë meje -/palombarë që ngjiten në qiell,/astronautë që cekin fundin e oqeaneve./Një botë fanepsjesh më rrethon./Ç’rrinte e fjetur brënda meje pë vite me rradhë/çfryn papritur llavën e miteve të përgjumura dhe/vërshon/rrugëve të një Butrinti që shullëhet në zgrip të hapësirave.”
Kështu ky organizim tipik i poetit Agim Mato, është edhe një veçori tjetër e ndërlidhur me figurën e përsëritjes që ka bazë imitimin e ndjesive të natyrës dhe të atyre që lidhësohen me qeniet e gjalla. Ky fenomen është një tipologji poetike e radhë, ndoshta ajo që solli risi në poezinë shqipe kohë më parë, por që tashmë me stilin tipologjik të Matos, na jep një onomatope me karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesë si tek poezia “Llogara”: “dhe mërzejnë në pyjet e pafund të pishave. Mbajnë/ ende një erë thellësirash, algash”. Lexo me kujdes përsëritjen e ndjesisë (dihamës) së erës që vjen si erë thellësirash dhe si erë algash. Pra vjen në dy përsëritje që sjellin atmosferën. Kështu mund të sillet në vëmendje edhe poezia e Ismail Kadaresë “Vdekja e Moisi Golemit” ku kemi përsëritjet zhurmore ‘ulurimë, kuje, lemeri’ “nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh/ulurimë, kuje e lemeri/Gjeneral Moisi...”.
Tek poeti Mato radha e fjalëve onomatopeike nuk është aq e dendur sa në llojin e saj tek Kadareja. Ka një frymëmarrje më të qetë e të qartë dhe nuk vjen si një prompt imitimi zërrash, ashtu si në fakt onomatopeja krijohet. Në rastin e Matos, përsëritja mes ndjesive, krijon një lloj zhurme të brendshme dhe lakohet në ndjesinë tënde për të kuptuar gjithshka lidhet me këtë gjeografi mbidet, me këtë ‘koordinatë’ topologjike kohërash, historirash dhe ndjesish...

Parimi organizues

Parimi organizues i grupit të tingujve në poezinë e Agim Matos, sjell jo vetëm anën figurative tingullore, por edhe melosin poetik, aq të dëshiruar në vargun e lirë. Këtë parim që e ndeshim në vëllimin më të ri të poetit, që nga titulli ndjejmë këtë parim në thelbin e tij metaforik. “Fundo” i përfjetur në një sfond bojëtipk të qielltë e të ëmbël është mbartësi jo-numerik i poezisë postmoderne, por transmetuesi më tipologjik i vargut të lirë, që flet pak dhe saktë. Hulumtimin e këtij parimi organizues me vargun si njësi poetike, dhe strofën si njësi kompozicionale e gjejmë në një ndërlidhje tektonike, ku çdo strukturë organizohet dhe transmetohet me arkitekturë të veçantë poetike. Nuk janë thjesht figura të përsëritjes. Por ato me të cilat poeti Irlandezo-Britanik Eddie Forde në komunikimin e poezisë së Matos në gjuhën angleze do të shprehej “unë nuk di shumë për Jonin (Detin), por me këtë rast e ndjej aromën e tij..., kështu më flasin të paktën këto poezi...”. Diku do të na vinte në ndihmë edhe postulati i të madhit T. S. Eliot: “unë nuk di shumë rreth zotave, por unë mendoj se lumi është një kafe e fortë zot-ngrysur, xanxar dhe i vështirë. . ". (tek Four Quartets). A nuk lexohet kështu edhe Joni, Deti me të cilin na lexohet poezia e Matos? Ngjyrimet, jo thjesht ngjyrat, artikulimet, jo thjesht zhurmat, përsëritjet, jo thjesht imitimet, e mjaft gjëra të tjera na dedikojnë organizmin tipologjik të vargut tek vëllimi i ri i Matos. Na ushqejnë mitet.
Më qartë poezia “Zhurmuesit televizivë”, duke na dhënë përsëritje të tilla si “emrat, vendet, kodet, sekretet e nxjerra./ Të vetmet
prova të “paligjëshme...” na jep të plotë jo thjesht përsëritjen me ndryshim të pjesshëm, por thelbin e organizimit të mesazhit, ku një lloj asonance flet në qetësinë e saj më të thellë, dhe dikton në majën e saj më të lartë: “Qytetin, nga të gjitha anët, e rrethonin zhurmuesit televizivë/dhe mbushnin me fasha të zeza ekranet,/si dërrasat që dikur gozhdonin portat e shtëpive,/për të izoluar të sëmurët/nga epidemia e murtajës.”
Dhe kjo ndodh në një kënd. Në një qyetet. Në një qytet me det. Në një det me halle. Në një breg të tij ku hallet përfundojnë në hekura. Pas hekurave një ‘mjeshtër riparimi televizorësh”. Dhe më tej përmbysja e shtëpisë ‘për të gjetur radiot’ ato mjete të pashpirta, që hëngrën shpirtra të pafajshmish, vetëm sepse dëshironin asonancën poetike të jetës, të cilën Mato e tipologjizon me mjeshtrinë dhe stilin e tij.
Mato na sjell kohërat në vëmendje, por i bën ato të jetojnë gjatë në ndjesi. Në ndjesi poetike e jetike, përpos vetë mitit. Në ndjesi që shkojnë larg e jetojnë gjatë, duke u vetëbërë mite.

Tuesday, 15 May 2012

KESHILLA FEMIJEVE PER VITET QE DO TE VINE E UNE NUK DO TE JEM…


MIHAL DHIMA   
               

       BIJTE E  e mi…
S`jam vecse harku e ju shigjeta,
  Sa me shume tendosem,
Aq me larg ju do te shkoni,
  Rruge te mbare u them..
se une kurre atje nuk do te jem…

Kur vjen ora, askush nuk e di,
  Po  une, si piratI plak nxitoj,
keshillat e mija tu le  shkruar,
bashke me bekimin qe keni merituar.

  Babai im gjithe jeten me mesoi,
 I lumtur do te isha, dicka te shkruar
  Prej dores se tij te kisha, ndaj,
Sa here kohe te keni, sa here ti lexoni,
            Me kujtoni…

Nuk e di nese kam qene nje prind I mire,
 Por dashurine, te pafund per ju e kam.
  Dikur I ri, cuditesha qe prindi lehte,
       edhe jeten jepte per femijet,
     Tani aspak nuk cuditem,
Pa ngurim do ta jepja edhe une,
     Per secilin  prej  jush.
   Kur fundit  te rruges i afrohesh,
As trembesh, as stepesh as frigohesh,
     E c`eshte edhe nje pjese rruge
Kur  vite  kilometra ke pershkruar?

     Bijte e mi, ruani dashurine
Duajeni njeri tjetrin me shume se veten,
    Jepni dashuri dhe mblidhni modesti,
            Dhe nese ju japin,
   Mos shikoni vleren e dhurates,
Vleresoni dashurine me te cilen  u jepet dhe
 perseri mendoni si do tua ktheni dhuraten.
Mos prisni kurre, qe ndihmen dikush tua kerkoje,
   Afrojeni ate  me deshire, per njerez ne nevoje.

TE SHTERENJTET e mi, sa shume ju dua…
    Tu perqafoj, tu shtengoj fort ne gjoks,
E  Zotit me perulje, per shendetin tuaj i lutem,
    Per suksesin dhe lumturine tuaj…
   Dhe nese nje dite nuk do te jem,
Dijeni se engjell mbrojtes do te me keni.
    Nese malli ju merr per mua..
Lini eren tu perkedhel fytyren
    Dhe atje jam edhe une.
 Nese rruges pengoheni,  cohuni
Duke kapur doren time te shtrire.
    Ne lumenje a dete, ne maje
   Kodrash a malesh thepisur,
Guxoni dhe ngjituni, se me ju do t`jem edhe une,
   Vetem, buzeqeshni ne cdo veshtiresi,
E buzeqeshje te pafund falni ne njerezi.

  Mbillni kudo dashuri dhe dashuri do te korrni,
Mbillni miresjellje dhe me shumice do ta merrni,
  Fara qe do te hidhni, e dobet mund te rritet,
             Por ajo nuk ndryshon,
         Ferra nuk ben fiq e as driza rrush,
    Tershera s`behet grure, e as elbi miser.
E ne qofte se  deshtoni, kurre mos u terhiqni,
          
              Perpiquni perseri.
        Kush humbjen s`ka njohur
Ka humbur shansin te mesoje e te behet me I mencur.

              Bijte e mi te dashur,
Mesoni ti falni njeri tjetrit cdo nxitim
        Fjale te thena pa mend, a gabim
Ju kujtohet, sa shume na pelqente  kur Krishtin e pyeten:
     “Sa here ta fal vellane, falur shtate here e kam”?
“Shtatedhjete e shtate here shtate”
      Eh, S`ka me te bukur postulate.

           Ju keshilloj , femijet e mi,
       Njeri tjetrin fort ta doni por,
Dashuria nuk eshte nje celes elektrik,
      Qe sipas deshires e ndez a e fik.
    Dashuria eshte si zjarri mitik,
Qe njerezit e ruanin me kujdes te mos shuhej,
    Se ne thellesi shpellash a guva malesh,
        Ne mes te debores, akullit acar,
    Zjarri ishte drita, ishte ngrohtesia,
                 Ishte vet jeta.
Thengjij te ndezur ruheshin naten dhe diten,
  I mbartnin ne gji, nga njeri vend ne tjetrin,
Nga nje kontinent ne tjetrin, e ne driten e zjarrit
   Linden poezite e medha, dashurite e medha,
Linden eposet e kreshnikeve, te njerezve vigane,
               Perendi a gjysem perendi.
          Ndaj dhe ju, te dashur bijte e mi,
       Si zjarrin magjik e ruani dashurine,
    Per njeri- tjetrin, beni cdo sacrifice,
       Dhe si shperblim, dijeni mire se
   Ashtu do tju nderojne dhe duan ju femijet.
Askush s`mund tu mesoje femijeve nje rruge,
         Ku vet ai, me pare  nuk ka kaluar,
   Kur  s`njeh veshtiresite e pengesat qe duhen kaptuar.
Ju keshilloj, se edhe une te njejten rruge kam pershkruar,
   E shpeshe ,me vellezerit e mi  jam pezmatuar,
   Por pendohesha shpejt , lija menjane merzine,
e kur shkoja ti takoje, ata me pare se une e kishin harruar,
    Biseda merte udhe,  cdo  gje kish mbaruar.
    Se vertet nje fjale a nje ofendim pa mend,
    Nuk duhet lene te rritet e as te zere vend.
  Flakeni ate tej dhe do te ndjeheni me mire,
Se dashuri e vellazerise duhet te jete e dlire.

                           TË MIRËT  E MI…
     Ndofta cdo prind, per femijet e tij,
      Keshtu mendon, le te jete ashtu,
Po une, vertete I ngazellyer jam per ju.
    Per respektin tuaj, mirenjohje kam..
      Per modesine tuaj- adhurim…
 Per dashurine tuaj- vec dashuri…
 Per nostalgjine tuaj -mall pa kufi..

   Si zogjte kur nxjerrin krahe- fluturuat
       Ne flatra te arta praruar,
  Morret rruget e botes, neper kontinente,
Dhe une nga ballkoni i shtepise rri e veshtroj,
Cdo zog qe fluturon, cdo dallendyshe qe vjen,
    Cdo yll, naten qe ndricon e ... shpeshe
  Me Henen kuvendoj… Sa prane qe jemi….
     Edhe ju  larg, te njejten Hene shikoni,
             e si mund te jemi larg…,
        Kur  te njejtin burim drite kemi?
Packa se reflektimi eshte i ndryshem,
        Ju shkelqeni nga bukuria..
E une ... .nga pleqeria , e miresia…por
      Jo  e imja, prape e juaja miresi,
Se shpeshe gabimet e mija nuk i vute re,
      Jo nga miopia, Jo, por nga dashuria,
Zgjodhet vet te mos I shihnit, ti evitonit..
        E une si nje femije I zene ngushte,
Kokeulur rija, I menduar, por me adhurim
Per ju femijt e mi, te mencur e te mire.

      Si mesuesi juaj, ju quaj te medhenj por..
ju  kurdohere  zgjodhet  qe te tjeret te ndjehen te tille;
            Jeta juaj eshte e vlefshem sepse
   per gjera qe vlejne e shpenzuat, patet guximin
    te shihni larg, ne ate c`mund te beheshit neser.
 Kurre nuk e late deshperimin a pendesen e gabimeve
Qe si shkembenje tu fundosnin ne detin e trazuar te jetes,
   I prete dhe u ndjete te cliruar, sepse fort mire e dini:
   Kur shqetesimet dhe veshtiresite, si dallge te trazuara,
  Vijne e perplasen  mbi ju,  nuk u kunderviheni me kokefortesi,
Por mbi barken e shpreses hipni dhe lundroni tutje ne pafundesi.

    Dielli, bijte e mi, lind  cdo dite, dhe yjet cdo nate ndricojne
                    Nese sot keni pasur nje shqetesim,
                mos harroni se jeta vazhdon e neser..
                nje dite e re lind, nje fillim I ri fillon…

                                Te vecantet e mi,
                 E vecanta juaj eshte zemergjeresia,
                      Fara e vetme nga lind miqesia,
                       E kur filizat e miqesise rriten,
                       Shpejt lulet e dashurise celin.
Te ngathet perhere te jini ne gjaknxehtesi
Te shpejte, te shkathet ne Falje e dashuri.
       Merni gjithmone vendime te drejta ,
                     Pa menduar sa ju kushton,
            per te bere ate qe eshte e drejte.
      Ajo qe jepni me zemer- ne zemra ruhet.


                      

SKAUTËT   E MI…
U rritem se bashku atje, neper kampingje,
      Ne rrjedha lumejsh e gurgullima uji,
         Nder pyje marshuam, kenduam,
       E “Syrin e Kalter” kurre s`e harruam
    Ju per kujtimet dhe castet e paharuara
E une qe vuaja  tu them njehere “ Faleminderit”
         Se vertet ishit te mbrekullueshem.
Tani qe vitet kaluan e rende nga askush nuk me vjen,
                “Se femijet e tij lavderone”
    Me gjithe shpirt theras, me hare dhe gaz,
         “Une e ndeza zjarrin , ju i dhate duman,
        Une e mbajta ndezur-ju e bête vullkan…”

                                Te miret e mi….
      E di, se rruget e jetes jane te lodhshme,
          E udhetimi shpeshe cfilites,
Por i kendshem behet rrugetimi, kur doren e miqesise
         Bashkeudhetarit tuaj ja zgjasni.
         Kurre mos pushoni se mesuari.
      Te udheheqesh nuk do te thote te jeshe me i miri,
Por te beshe te tjeret te zbulojne ke vetja me te miren
         Dhe te bejne gjithmone te pamunduren.
Burrat e medhenj, ose grate,  nuk kujtohen ne histori,
          Se gabime nuk bene, e as se nuk deshtuan,
Por se deshtimet nuk i penguan te perpiqeshin deri ne fitore.

             Dua, oh, sa shume dua te jeni me te miret,
                      Krahesuar jo me veten, por..
             Me  te sjellshemit mes me te sjellshmeve.
“Sa shume u gezua shtegetari I cfilitur ne shkretire,
                  Kur nje lule te vetmuar gjeti,
             e perkedheli, e ledhatoi, i mori ere..
      e lules nga ngazellimi gjoksi ju hap dhe farat rane..
            e era e shkretires larg ,shume larg i coi,
ne pyje a lendina plot lageshti ku lulja celi perseri..
         E kur Shtegetari  ne ate lendine  kaloi.,
        Lulja e njohu, u mbrekullua…por ai…
         As koken nuk ktheu, as e vuri re ..
     Se me mijra  lule me te bukura ishin atje….”
Ndaj nese boten qe ju rrethon doni ta ndryshoni
  Cdo gje qe  prekni, te kete me magjiken fuqi…
     Si krahet e bletes mbushur me polen,
   Mbushni zemren tuaj plot me dashuri.

                 MIRENJOHJA….
    Mbi te gjitha vyrtytet mirenjohja qendron,
Perendia qe fal cdo mekat, mosmirenjohsin, Jo,
   Se  fort mire e di se kush nga xhepi i tij fal,
      Me shume nga xhepi I Zotit do te marr,
            Po jo ai qe miresi nuk ka.
      E di ,femijet e mi sa te veshtira jane,
            Betejat e jetes per tu fituar
 kur si trendafili, edhe jeta ka gjembat e saj
            por nese edhe yjet lindin, bijte e mi,
Kampionet nuk lindin - Jo, ata behen vetem mes nje procesi te veshtire
          Nje rruge te mundimshme, qe jo kushdo kalon,
     Eshte kjo perpjekeje titanike, qe i bene ata kampione.

Si dhurate bijte e mi, u perpoqa tu fal nga nje pasqyre dashuri,
    Se vetem keshtu do ta reflektoni dashurine tek te  tjeret
              E nuk do ta mbani per vete si stoli.
            Mundohuni te beni  te lumtur te tjeret
             Dhe  lumturia do tju gjeje vet juve.
               Dhe nese kjo kerkone sakrifica
 Kujtohuni se ajo nuk eshte sacrifice por privilegj
E nese qellon qe shqetesimet  ne jete ju lodhin
   Mendoni se ato  s`jane vec pesha qe atletet
    Mbi shpine ne  stervitje, vet i mbartin e….
        Kur I heqin, te shpejt si era fluturojne.
Ashtu edhe shqetesimet per garen e rradhes na pergatisin,
              E vec shpirtin tone forcojne.


                                  
  RRENJET…….
                         Bijte e mi, te miret e mi,
     Ju iket larg e mes mijra dritave qe llamburisin jetoni,
Nen vezullimin e llampave qe si galaktika yjesh shndrisin,
                       Por rrenjet mos i harroni.
                      Sa here  femije do t`lindni,
U peshperisni nje emer “Jerma-Saranda’”, qe askush nuk e di ku bie,
                        Heiroglife pakuptim atyre do tu duken,
                           Po ne e dime se atje jane ca vare,
                               Maje nje kodre vendosur.
                                   I rreh era e Dhivrovunit,
                     I perkedhel flladi I liqenit te Butrintit.
          Dy emra te thjeshte mbi pllaken e gurte  shkruar,
                        Spiro e Katerina, jane gjysherit e mi,
                    Perreth,  si gladiator te shtrire pas beteje:
              Xhaxhallaret e mi te mire si ne pergjumje rine.
              Kur I sheh nga lart, ashtu te ndare duken,
                    Por nen dhe duart fort bashkuar I kane
                          Si atehere ku luanin femije.
E kur rezet e Diellit mbi Dhivrovun dalin, e mbi kodren e vareve bien,
                  Ate ndricojne te paren dhe mesazh percjellin…
  Anastasia, An`a- sta si…” nje emer, ringjallje sikur thone me tej…
     Mesazh I koduar, qe askush se deshifron, po une e di mire…
Vjen nga Dhivri, vjen nga Shen Triadha, prinderit dhe vellezerit
     Per vajzen, per motren e tyre, Per gjyshen tuaj pyesin..
                            “Ne nje gji deti ne Sarande…
                      Ku dimrit dallget gjemojne me uturrim..
                     E te fjeturit zgjojne nga gjumi I rende
                             Atje eshte ajo, edhe babai im...
                                Kane nje shtepi te thjeshte,
                          si gjithe qytetaret e asaj mbreterie,
                   packa se mbret e mbreteresha te gjithe jane
                                     se te pare nuk kane “
              Po mua me shume do me pelqeje pranvera
                     Kur celin mimozat e fryne puhiza,
                Kur valet lozonjare vrapojne per ne breg,
                 Kur vizitoret nuk vine me pallto te renda
                 Por me ngjyra te embla,te arta,te argjenta
                Vdektare te gjalle te shpernadre ne cdo ane
                Te shkretet,mendojne se te pavdekshem jane.

         Ja keto jane rrenjet qe shtrihen gjere e gjate. E mbi to...
    Nje rap me dy dege plot gunga qe mesazhe me cone mua...
Por edhe juve,edhe femijeve, edhe femijeve te femijeve tuaj.

     E di te dashur femije qe nuk mund te kenaqni gjithe njerezine,
Ju  mjafton duartrokitja e Zotit qe zgjat me  shume e degjohet me mire.
               Rrugetimin e ngjitjes, bijte e mi, pa frike vazhdoni,
                    Por mos prisni te keputeni, qe te pushoni,
               Eshte me mire te pushoshe dhe perseri te ecesh,
           Sesa te shtrihesh te pushoshe, e fare dore te heqesh.

           Mund te ndertoni godina te larta per te banuar,
           Por pa dashuri, nuk eshte  shtepi  per te jetuar.
                     Dhe nese ndodh  te merzitur te jeni,
               Dita s`u shkon mire, e plot  shqetesime  keni,
              Me mire leni punen dhe dike tjeter ndihmoni,
       Nje qe eshte me keq se ju, dhe shpejt do t`ndryshoni.

                                         PËR FEMIJËT TUAJ…
                         Femijet ,bijte e mi,jane si robat,
                               Sa me shume behen pis,
                                  aq me  veshtire ti lani
               A s`eshte me mire  ti ruani te mos u ndoten ?
                         Ndryshoni dicka per me mire se sa
                   Te konstatoni se mjemije gjera jane gabim.
             Nese qellone te ankoheni per veshtiresite e jetes,
                           Kujtoni se shume te tjere,
                           nuk kane as ato qe ju keni,
           Dhe atehere, mirenjohes do te jeni per cka keni arritur.
            
              Shpeshe gurri i rrende qe u behet pengesa e rruges,
Mund te jete pedani ku per vrapime te tjera vini kemben  per nisje,
                         Ndaj, cdo gje shikojeni  me dashuri,
                             se dashuria e Zotit nuk njehe kufi,
                     lulezon ne cdo kohe, lulezon  ne cdo stine,
                           nuk pyet per debore, e as suferrine.

                                     FEMIJET E MI…
                         Dhe po te iki….mos u merzisni…
                 Jam I lumtur, i ngazellyer nga dashuria juaj,
             Vetem tani arrita te kuptoj porosine e babait tim :
“Ndaje fuqine tende bir  me femijet, kur ata jane te vegjel,
Dhe ata do te ndajne me ty rinine e tyre kur ti te jeshe mpakur….
                         Shpeshe ne jete suksesi na deh,
                     Na duket sikur jemi bere per tu admiruar,
                Po kur duartrokitjet shuhen, pse te tulatur rrime?
               cfare ne zemrat e njerezve beme mire, nuk e dime.

                     Lumturia qe zgjat nuk vjen nga ajo qe merr,
                 Se deshtimet dhe shqetesimet e meparshme,
           Suksesi i nje perpjekejeje I tejkalon dhjetra here.
                 Nese ne nje cast dobesie, frike do te keni,
                 Mendoni se s`eshte vec nje fllucke sapuni,
                     merni nje gjemb BESIM, dhe  e shponi,

                   perpiquni  e mbi cdo pengese do t` fitoni.

                   Cdo mbret I fuqishem ka qene nje here femi,
                     Cdo lis madheshtor, s`ka qene vec nje lende,
                Mos qani ku jeni sot, por gezohuni ku do te arrini neser
                      Nga nje shkure me gjemba – del nje trendafil,
                         Nga nje zemer e thyer- rrjedh nje poezi,
                  Nga vdekja e krimbit te mendafshit-fluturon nje flutur,
                               Jeta eshte nje reaksion zinxhir
                Ku cdo ngjarje shtyne tjetren, e tjetra tjetren ne rradhe.

                                  Besimi shikon te padukshmen,
                                     Beson te pabesueshmen,
                                   Dhe arrine te pamunduren.
                            BESIMI do tju ruaj nga nokdaunet ne ringun e jetes,
                                   Duke ju mesuar si te shmangni goditjet.
                                             Kurre mos harroni:
                                       Nese perpiqeni  per para,
                                       Fati juaj do te permendet,
                                     Nese do te luftoni per lavdi,
                                       Statuja juaj do te nderohet.
                                 Mos lejoni qe gabimet e se shkuares
                              Tu erresojne vizionet per te ardhmen,
                                  Dashuria eshte e mbinatyrshme,

                             Sepse ligjet e natyres sfidon,
                                   Sa me shume qe jep,
                                   Aq me shume fiton.

                          Vendime te nxituara, mos merni,
                                  E as ne gjaknxehtesi…
                   Ato I ngjajne makines, qe nget me shpejtesi,
                        Paditur nese  n` destinacion  arrini.
                    Rruga drejt suksesit nuk eshte autostrade
      Po mal I thepisur qe kapercehet vetem me kembengulje
                   Ndaj madheshtia nuk vjen duke e kerkuar,
                     Por vetem duke dhene dicka nga vetja,
                Edhe nje fjale e ngrohet mund te ndryshoje,
                  E  madje, nje jete njeriu  te shpetoje.
                       Cili invetim kushton kaq pak,
                       Dhe  te shperblen kaq shume?
                Veshtiresite e jetes duket  ju lodhin,
             Por te perkohshme jane, e shpejt kalon,
       Embelsine e jetes nga brenda shpirtit shtrydhin,
          si coptimi I trendafilit qe ere parfum leshon.

       Deshtimi, eshte vetem erresira e nje nate qe bie,
       Por agimi vjen shpejt e lauresha kenges ja mer,
              dielli  do te shndrit gezueshem,

        Dhe perseri  rruge te reja do te bjere.

                      Bijte e mi,krenaria ime..
         Nga prona ruhuni me shume
        Me shume shkelqim kur vjen
           Me britma,urra e flamure
           Dhe porten hapur e gjene,
   Sheshohet, shtrihet  brenda shpirtit
          Te yshte gjithnje me shume
         Si merimanga rrjeten thure
         Qe prene te veje ne gjume
   Nuk flas per nje shpi te thjeshte
         Por Jo kudo dhe shume
      Se rob te prones  beheni
      Dhe naten ri pagjume
Si  kafshe- bime kacavjerese
        Rriten ato ngadale
Pushtojne trup e shpirt bashke
      E mendjen per ta mare
Humbet lirine te shkoshe ku do
Humbet qetesine dhe prehjen
     Per brezat nis e mendon
Perandori  te terre enderron ….
 Kalate qe ngrihen permbi rere

    Si rere shkermoqen prape
Kam pare te pasur te palumtur
      Punonin dite e nate
  Punonin mblidhnin pasuri
       Sikur do vinin prape.
   Ne qytetin ku jetova
Njoha shume qe jane larguar
Pashe te mencur te papune,
    Batakcinje te respektuar.
Njoha prifter, hoxhallare,
    Pastore e bektashi,
  Ziheshin se di per cfare,
  Kur ka vetem nje Perendi.
Pra rob te prones mos u beni
     Ne s`doni te deshtoni
Kujdesuni me perkushtim
     Femijet te ndihmoni

   Femijet, bijt e mi, jane si uji,
    Futi ne shishe dhe prishet
Leje te rrjedhe dhe vec  zhurme do te beje
  Drejtojeni dhe shpejt do tu jape gezim.

   Edhe vendimet e gabuara kane vlere,

Kur na mesojne te marrim vendime te mencura neser.
  Dashuria per femijet eshte si dielli per lulet,
         Vepron edhe per  te rritur.

Dashuria dhe shpirti I Zotit eshte si nje stacion radioje
     Qe transmeton pa pushim, por duhet ta kerkoni
          Stacionin qe te kapni sinjalet.

Nje e sotme e zymte kalohet duke pare tej,
        Ne nje te neserme te bukur.
   Dhe mbi te gjitha, te shtrenjtet e mi,
Fale jush ,une jam tani nga njerezit me te pasur,
Se i pasur me te vertete eshte vetem Ai,
“QE  ESHTE I PASUR  NE GJERA QE  S` BLIHEN ME FLORI”

Sarandë, shkurt 2012