Nga cikli “Kur flasim për Artin Jonian”
Nga Timo Mërkuri
Unë nuk jam ihtiollog, por unë e di si krijohen margaritarët.
E di shumë mirë si krijohen margaritarët edhe për faktin se kam lindur dhe jam ritur në breg të detit.Dhe ca të fshehta të detit, ne djemtë e bregut i dimë mirë, aqë sa mund t’ju tregojmë edhe juve ca kuriozitete të këndëshme. Bie fjala, si krijohen margaritarët.
Të jem i qartë me ju që në fillim, folja “krijohen”, kur është fjala për margaritarët, nuk është folja e duhur. Më e drejta do të ishte të përdorim foljen “lind” dhe “ritet”, si për çdo gjë të gjallë. Por, për ju që nuk e njihni detin, po përpiqem t’jua shpjegoj sa më qartë.
A kini dëgjuar për koralet e detit? Këto janë disa “bimë” apo më mirë “lule” deti, me ngjyra të ndryshme dhe bukuri maramendëse, të cilat mandje, lëkunden nën rrymat detare, tamam siç lëkunden lulet në fushë, nën flladin pranveror. Ta shohësh këtë lëkundje gjatë zhytjeve detare, sidomos në momentet kur mes tyre kalojnë vetëtimthi ndonjë tufë peshqish të vegjël, ju siguroj unë, që do tju mbetet në mëndje si një ëndër detare. Dhe po të keshë fat, që këta peshq të jenë të shumëngjyrshëm, bukuria e ylberit mbi tokë do të duket siç duket një kukull prej lecke, veshur me të bardha para një nuseje që vallzon në krahët e dhëndërit ditën e dasmës së saj. Jo vetëm koralet të duken si lule por edhe gurët me lule të ngjajnë. Vetëm aromë nuk lëshojnë këto korale-lule. Ke dëshirë të këputësh disa korale e të bësh me to një tufë lulesh për tja dhuruar … mikes së zemrës, domosdo.
Por…., këtu më dëgjoni me vëmëndje, kini pakëz kujdes kur ti këpusni ato në fund të detit, në brigjet shkëmbore të Jonit, ku ato riten me shumicë, se me ti nxjerrë në sipërfaqe, në kontaktin më të parë me atmosferën, ato ngurtësohen, pikërisht në formën rastësore që krijohet nga ky kontakt. Dhe megjithatë, përsëri janë shumë të bukura, ndonëse të ngurtësuara. Ndoshta te ky ngurtësim i të bukurës , e ka burimin dhe ajo legjenda me atë shtrigën që ngurtësonte gjërat dhe vajzat e bukura që e shikonin. Ajo vërtet i ngurtësonte të bukurat, por gjithmon ka patur “trima” që donin ti shpëtonin këto “bukuroshe” nga ngurtësimi. Veçse duhet të themi se, këtë here, këta trima të “çartur”, quhen artistë koralesh, gdhëndës koralesh. I marin këto korale të ngurtësuara dhe me to krijojnë vargje magjepës ruazash, për vajza dhe nuse të reja, gurë unazash apo gurë byzyliku, mandje gdhëndin edhe statueta të vogëla, fine për nga linjat dhe magjepëse për nga bukuria.
Po të më pyesnit për bukurinë e tyre, unë do t’ju sugjeroja që ti haronit fare unazat, byzylikët dhe varëset e florinjta apo të argjendta. Dhe me dashamrësi do t’ju kujtoja se edhe vlera dhe artistike e tyre ka këtë kurbë ritjeje, paralele me bukurinë dhe finesën.
Por ajo që dua tju kujtoj më tepër se çdo gjë, me këtë rast, është fakti se këto gurëunaze, gjerdan e byzylikë të bukur, të kapur me cepa argjendi unazash e byzylikësh a të lidhur në varg mëndafshi nëpër gjerdanë, këto statueta të gdhëndura të bukurisë së ngurtësuar, jo shumë larg në kohë dhe distancë, kanë qënë të gjalla, që loznin e koloviteshin me rymat detare si çupkat e vogëla nëpër shilarëse.
Dhe nuk të besohet ky trasformim e ngurtësim i një bime të gjallë detare.
U zgjata pak për tju treguar se deti ka “botën “ e tij, të pakuptueshme nga të tjerët.
Ajo që të duket e ngurtë në bregdet është e gjallë dhe plot lëvizshmëri në thellësitë e detit. Kështu ndodh edhe me margaritarët.
Margaritarët janë “bij” të disa guackave që quhen pina, të ashpëra në dukje nga jashtë, por me jetë brenda dy kapakëve kuackorë. Pak a shumë si një midhje e madhe, e cila, brenda dy kapakëve të zinj, ka atë gjallesë, që e gatuar mirë, na shijon së tepërmi.
Pikërisht edhe pina, ka brenda kapakëve kuackorë të ashpër gjallesën, e cila përpiqet ta mbajë pastër “shtëpinë” e saj prej kuacke dhe trupin e saj delikat, si dhe të sigurojë ushqim për të jetuar ajo vetë, apo dhe të lindurit e saj.
Por ndodh që rrymat detare, të cilat lëvizim guriçkat e rërës në fund të detit, të arijnë të futin brenda kësaj guacke ndonjë kokrizë të vogël rëre.Kokriza është e vogël, por alarmi që shkakton te gjallesa detare kjo “gjë” e huaj, e gurtë, është shumë e madhe. Në rast se gjallesa nuk arin ta nxjerë jashtë organizmit të saj me formën tradicionale të shtyrjes, ajo, duke mos u pajtuar me praninë fizike të kësaj “gjëje të huaj”, e cila mund të mbartë në të ardhmen reziqe të panjohura për vetë gjallesën apo krijesat e saj, përdor metodën e “murosjes” të kësaj gjëje të huaj, brenda organizmit të saj.
Kështu, për vetëmbrojtje prodhon një substancë e cila e “vesh” nga të gjitha anët kokrizën e rërës, duke e izoluar atë nga kontakti me organizmin. Kjo substancë e prodhuar nga vetë krijesa detare, rjedh nga organizmi i saj natyrshëm, në formë “lëngu molekular” për nga madhësia, dhe nga kontakti me kokrizën e ngurtë të rërës, ngurtësohet edhe ajo vetë, duke krijuar kështu një veshje, një “koracë” izoluese të gjithëanëshme të kokrizës së rërës.
Kjo substancë është lëndore, është si ushqimi i nënës për fëmijën e saj në fetus, është si gjaku që rjedh nëpër deje. Po të dalë gjaku jashtë trupit , ai mpikset, duke u ngurtësuar, pra duke ndryshuar formën, mandje edhe ngjyrën, deri diku. Pra, kjo substancë lëndore që ngurtësohet në formë rruzulli, reth kokrizës së rërës, përbën atë gur të çmuar dhe magjepës për nga bukuria që quhet “margaritar”. Unik dhe i pandashëm në pjesë apo copa, si çdo gjë e gjallë. . I bukur, me një ndriçim të përzier bardhësie e kaltërsie, thua se është drita e syrit të detit që të sheh me ëmbëlsi. Një bukuri shtangëse, që stë lë të largohesh pa e kthyer kokën dhe njëherë. Kjo mund të shpallet perëndesha e bukurisë e botës nënujore. Një Afërditë e re. Dhe me që ra fjala për Afërditën, unë ju them se krahasimi nuk është i tepëruar, dhe për faktin se, jo më kot artistët e rilindjes europiane e pikturuan Afërditën sikur del nga një guackë e porsahapur, në breg të detit.
Kështu gjëndet edhe sot nëpër skulpturat që zbukurojnë parqet dhe muzetë.
Tani që unë jua tregova sekretin, ju mos vraponi të zhyteni në det e të kërkoni margaritarë në çdo hap. Jo në të gjitha brigjet dhe jo në të gjitha detet lindin e riten margaritarë nëpër pina. Jo të gjitha pinat lindin e ritin (unë s’them dot “prodhojnë”) margaritarë dhe ata nuk riten me javë, si zogjtë e pulës.
Duhet ta dini se, për tu ritur një margaritar i në madhësi mesatare, duhen disa dhjetra vjet punë prodhuese e krijesës detare, pinës?
Ndërmënd kam vargun e poetit A.Mato: Mea Culpa, ku dëshmon se tridhjetëvjet poeti i privuar nga botimi, riste në shpirt perlat e tija poetike, nën një pamje të ashpër indiference publike.
“Heshta si bilbili në degë” shkruan poeti me një varg tronditës artistikisht.
Ka ca kohë, që në ciklet e botuara prej tij, rethoret e gërmave më duken herë si lotë e herë si margaritarë. Nga kjo ngjashmëri më lindi dhe mendimi se, ndoshta vetë margaritarët, janë thjeshtë lotët e pinave, apo lotët e zemrës , të ngurtësuara. Krahasimi nuk është shumë larg, sepse, po ti hapësh dy kapakët kuarcorë të pinës, pa i shkëputur nga njeratjetra, ato formojnë figurën e zemrës. Dhe margaritari në mes të kësaj zemre detare, i shndëruar në një pjesë organike të saj, të cilën pina e ruan me xhelozi, e mban fortë, duke i shtrënguar kapakët e saj kuarcorë gjithnjë e më shumë.
Zhytësit dhe peshkatarët që i gjejnë këto pina, flasin për përdorim force të madhe me thika detare, për ti ndarë nga njera-tjetra dy kapakët kuackorë të pinës dhe për të marë perlën brenda saj.
Miret margaritari nga pina, vihet nëpër unaza, byzylikë apo gjerdane dhe atu ai përkëdhel gishtin, krahun a gushën e vajzës që e mba. Këtu lind ajo lidhja e ndërsjelltë midis margaritarit dhe vajzës që e mba, ai trasmentin i mistereve të ëmbëla të fund deteve nga margaritari te vajza, për të cilin flasin legjendat. Më të kaltëra bëhen ëndërat e vajzave që mbajnë margaritarë, më i ëmbël është shikimi i syve dhe buzëqeshja e tyre është më e bardhë dhe të premton shumë.
Djema, po doni të fitoni parajsën, ky është momenti për tu nisur drejt saj.
Pasi miret margaritari, pina hidhet në det, si një gjë e panevojëshme ose miret për të pikturuar në pjesën e saj të brendëshme, kryesisht, motive detare. Deri këtu qe jeta e saj.
Është e vërtetë që shkencëtarët ihtiollogë, duke ditur mënyrën e ritjes së margaritarëve, kanë krijuar rezervate për prodhimin e tyre, duke stimuluar ushqimin intensive të pinave dhe duke pretenduar që për disa vjet të arijnë prodhimin dhe rendimentin natyral.
Siç edhe pritet, prodhimi i tyre ka rezultuar “skarco” po ta krahasojmë me origjinalin, por që gjithësesi ka gjetur treg shitjeblerjeje, ndonëse me fitime jo aqë të lakmueshme.
Jo vetëm kaqë, por edhe fusha e përdorimit të tyre është larg përdoruesve, admiruesve dhe kërkuesve të margaritarëve realë. Pra, për të ineresuarit, kini kujdes, një margaritar të tillë “artificial” mund t’ja dhuroni një të dashure të sezonit veror, por mos guxonit t’ja dhuroni gruas suaj dhe ca më pak, duke e shoqëruar me deklarata dashurie e besnikërie.
Unë s’mbaj përgjegjësi për pasojat që mund të rjedhin nga kjo pakujdesi e juaja.
Por ajo që dua të theksoj veçanërisht, është fakti se këta margaritarë, edhe kur janë brenda pinave por edhe kur vendosen nëpër unaza apo gjerdanë nusesh, kanë atë ndriçimin magjik të pastërtisë të funddetit, bardhësinë dhe kaltërsinë e tij. Kanë misterin e pazbuluar të detit, atë mister që të tërheq si drejt një aventure të domosdoshmë për jetën, por të munguar gjer më sot. Jo më kot kanë lindur legjendat me margaritarë, mbi mardhëniet e ndërsjellta dhe ndikimin në fatin jetësor të mbajtëseve të tyre.
Unë te një margaritar, shoh furtunat dhe bunacat e një deti plot jetë. Aty stampohen vorbullat detare dhe jeta nënujore, aniet e mbytuar dhe jetët njerëzore në përpjekje a në përpëlitjen e fundit, siç stampohet në retinën e syrit, pamja e fundit që sheh njeriu në jetë.
Unë i shoh këto miqtë e mi, i shoh qartë te margaritarët.
Pavarësisht në se ai është në një unazë apo në një gjerdan.
Ai është bir i detit dhe mban detin me vete.
Me botën e tij kaltërore, me dritën e tij ëngjëllore.
Me shpirtin e oqeanit në mes.
Unë e ndjej dhe do dëshiroja ta ndjenit edhe ju.
Kështu, si këta margaritarë është edhe poezia e Artit Jonian.
Kur, te komenti i poezive “Erdhe von hyjnesha ime” dhe “Jon”, të mikut tim A. Mato te “ Fjala e lirë” e datës 14.02.2012 unë shkruajta:-A e ndjeni detin Jon midis vargjeve? A nuk ju duken fjalët si disa ishuj koralesh mesdhetarë? Në qoftë se po, atëherë unë ju them se, ju e kini ndjerë artin jonian. Urime.
Dhe këtë Urim, nuk ja dedikoja autorit të poezive, por lexuesit të kësaj Gazete të nderuar, të cilit, vërtet i uroj ta lumturojë botën e tij me dritën dhe kaltërsinë …edhe të Artit Jonian.
No comments:
Post a Comment