Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Monday, 6 February 2012

HAPAT E PRANVERES



Poezi  nga  Vangjel  Zafirati.
Autori  banon    qytetin  e  Sarandës  dhe  ka  shkruar  disa  libra  me  poezi.
PORTOKALLET  E  VOGLA
U  veshën      bardha
dhe  zbritën
deri  poshtë    breg.

Ç’mendojnë 
  voglat
veshur në    bardha?!

  kalojnë  detin?

Ç’presin?
bletët
u  këndojnë  një  himn  dashurie.

BURIM  I  PYLLIT

Burim  i  pyllit,
lot  i  fshehtë  i  gurit.
Brengë  e  pathënë
e  lisit.

Burim  i  pyllit,
puthje e  premtuar,
Syri  i  vajzës
i  vesuar.

ETJE

Kaloi  një  vesë  e  lehtë
edhe  i  puthi
  bukurat  e  Majit,
Luleshqerat.

Lëvizën ,u  përkulën
lehtas  përmbi  bar
dhe  diellit  iu  falën:
“Nga  etja, u  freskuam  pak!”

BISKU  I  LULES

Ringjalljen  tashmë
e  quajnë  Dashuri.

Bisku,
i  vogli  i  lules,
  dashuroi  Diellin.

PRANVERË

Rend  me  nxitim  ëndrra  e  saj.
Lumë  i  shndritshëm  përmes  rrepishtes.

Rroba    bardha    nderura    diell
E  mbi  degët  e  pranverës.

Me  puhizën  e  parë, gati    ngrihem.
Ëndrra  rinore   nxjerrin  krahë.

Një  vajzë  lan  rrobat    lumë
e  psherëtin  e  gjithë  rrepishtja.

No comments:

Post a Comment