Bardhyl Maliqi
Poemë për
babanë
1. ORLA
Mbi shpinën e malit të Orlës varet një re e bardhë,
një re si shpresë e mekur, e
palëvizshme, e ngrirë;
është muaji i dytë, baba, që orla brenda
teje është shtrirë.
Shpend ndjellakeq, me madhësi shqiponje,
ç’do prej tim eti ti vallë,
ti orlë që malet nguros dhe lisat rrëzon
me klithmë të keqe, krrokamë?!
Baba, ti shpreson te rrënjët e tua, atje,
në dheun e të parëve,
Oh, është vonë o atë, o më i miri i baballarëve!
Ç’është kështu?
Pse dëgjoj nga Filati, pse dëgjoj një një
oshëtimë:
“Të shtrinë, o Ali Maliqi, o lisi me
degë, të shtrinë...”
Erdhi zonja vdekje.
2.
ERDHE, QË MOS ARDHSH?!
Erdhe, që mos ardhsh, heu, t’u mpifshin këmbët?!
Mbeç paraplegjike, palo plakë uloke,
boll e mbolle Pllajën e Vasiliqisë,
poshtë Përrallit t’ Hasanit,
te kthesë e Qafëbote.
Erdhe, që mos ardhsh, heu, t’u thofshin
këmbët?!
Pse ma merr tim atë, ç’të ka bërë vallë,
nata kreshpërohet tek Qafa e Madhe,
nëpër Likojan, ujku qan ngadalë,
m’u në Mesogun, ku Bertin na e vranë.
Gjyshja iku e para, dhemb humbja pa skaj,
në sirtarë kujtimesh flenë fotot e saj,
por sa herë që nusërojnë bajamet,
era derën hap, çapa dëgjoj pastaj,
nëpër agullime çelin sytë e saj.
Pastaj iku dajkua dhe hallat të dyja,
Thonë i desh në dasmë vetë Vasiliqia.
Im ëmë e shkreta, harruar mbi dhe,
ç’pate Zonjë e Madhe, ç’pate që e le!
Fati i jetimit s’tjetërsohet dot,
dhe në qeshtë një çast,
humb në gjak e lotë...
Por tjetër plagë na mblodhi,
Shpirti ther tani,
Kreshmoi kreshpërohet
Prilli-helm i zi!
3. NJË LIS ME DEGË NA U RRËZUA
Babai ra.
Një lis me degë na u rrëzua,
por ti mor bir, mos u tremb prej
tij.
Unë
Uilliami s’jam, por një fjalë të them:
“Të vdekurit dhe të fjeturit nuk janë veç
piktura”,
por më tepër se kaq, shumë më tepër se
kaq.
Janë balli i vrenjtur i babait, për djemtë që
ikën e s’u kthyen më;
për të tjerë që këtu ishin, e s’kishin
më zë,
që në ingranazhet e ekzistencës
vërtiteshin poshtë e lart,
që në molin e indiferencës u myshkën pa
shkak.
Eh, ju
baballarë të dëshiruar për bijtë e munguar,
që veç telashe ju sollën për ditë e nga
pak,
që iu vrisnin me egoizëm dhe sherre pa
cak,
që ju dogjën me mallin e të qenit aq
larg....
E dimë.
Nuk ka veç një fajtor
dhe në është një, dhe ai, është i pafaj,
në kurthin e kohës ne ramë si në çark,
-Na fal baba, që të munguam kaq gjatë!
Ty durimi t’u sos dhe hapi t’u mpak,
por nuk e pranonim dot, na dukej tepër
larg
dita kur do porositnim arkivolin dhe
nekrologjinë,
kur do të zgjidhnim granitin dhe fotografinë,
dita kur më dysh do të ndanim historinë:
4. ME TY
BABA, BABA PA TY!
Vëllezër dhe motra, ç’ndodhi me ne
vallë,
Prindër me 5 fëmijë, babai i pa djalë!
Pse dreq hiena e nëmur të hyri në
mushkri.
Dhe syri rrëzoi dritën dhe syri u
përgjak
dhe re si lis me degë, mu atje në prag!
Oh,
një lis me degë ne na u
rrëzua,
pa pritur, pa kujtuar!
Dhe mbet hardhia nëpër erë,
përmbi hon hepuar...
Dhe unë thurr dhe shthurr:
5.
DIALOGË ME ANTAGONISTËT E MUNGUAR
Të lutem vare në mur fotografinë, ti, mor
bir!
Ai burrë s’ishte dokushdo, ai burrë
s’është një qenie e harruar!
Është babai yt, është babai im, kjo s’ka
fare rëndësi,
Në republikën e vogël të familjes
AI
është president i përhershëm,
është Ylli Ynë Polar,
e Jona Dashuri!
Dhe mos e harro fjalët e Uilliamit:
“Të
vdekurit dhe të fjeturit nuk janë veç piktura”,
por më tepër se kaq, shumë më tepër se
kaq.
Janë hijet e lisit që na flladitin
ballin,
paçka se i rrëzuar;
janë fijet e rigonit që kundërmon në çdo
hap,
janë lulemendrat dhe lulemullagat
e feminisë sonë, që u rrit në këtë prag.
Dhe unë nuk di pse mendoj:
6. KALOI
NJË VIT...
Kaloi një vit dhe ne i qasemi babait
edhe më pranë,
gjersa të vijë dita të mbrrijmë në
moshën e tij,
të shuhemi si ai,
të rilindim si ai.
Po vallë, a do t’i afrohemi dot dinjitetit
të tij,
a do të jemi, vallë, njerëzorë sa ai?!
Dhe mos harro, mor bir, se ai ishte
njeri,
Njeri si unë, njeri si ti,
Njeri si fëmijët e fëmijëve tanë,
Të atyre që ende s’kanë mbrritur,
Njeri!
Babi ynë fjalëpak, ai që s’u ankua
kurrë,
që në këtë pyllnajë ishte më i larti
burrë!
A gjendej bashkëbisedues më i mençur në
këtë kaza?
Ti dyshon?!
Më tepër respekt për njerëzit,
kushdoqofsh, or mik i nderuar,
se në zyrat e shtetit ai s’besdisi
njeri,
për gjysmë pensionin kurrë s’u ankua,
s’ishte si çdo veteran që troket në çdo
derë
për pak para më shumë, për më shumë
drejtësi.
S’ishte nga ata që ju ta përcillnit me
buzëqeshje ironike:
“Duku
nga pasnesër xhaxha!”
dhe me kolegët të pëshpërisni:
“Sa të ngjitur
këta pleqtë, mor zot...”
Ju, nënëpunës kafkianë, që emra të
paqenë, keni si pasword!
Oh, im atë, ishte tjetër hapsirë,
babai im, qiellori që unë e artikuloj
kështu:
7. BABI IM - HAPSIRA IME BLU!
Baba,
firmosi
hapsirat e gjelbra dhe qiejt që sot rigojnë shi,
se
ti na mësove se drurët degëzohen e gjethojnë,
se
ti na mësove se lulet duan të çelin,
dhe
jepju hapsirave, jepju baba, hapsirave blu!
Ajo
që iu përket barit dhe piklave të vesës si kristale,
Të
përket edhe ty,
Ajo
që iu përket tokës dhe ujit
Të
përket edhe ty,
Pasioni
i bukur dhe nevoja njerëzore
Ushqenin
zemrën tënde,
ndryshe
nuk do të çarteshe pas një gërmadhe të harruar,
për
të kapur foletë e zogjve të dashurisë njerëzore,
babai
ynë i mirë, i paharruari baba!
Një
thënie kam kujtuar gjithmonë për nderin tënd:
Fytyrat e bukura na qetësojnë shpirtin,
dhe
ti ishe i bukur, veçanërisht i bukur!
Mendjet e bukura na kthjellojnë
trurin,
dhe
ti kishe mendje të bukur, etalon për urtësi;
se
ti ishe pronar i dy magjive të kësaj bote:
Bukurisë
dhe mençurisë!
Ti
e dije: ajo që i përket dheut dhe pjellorisë
ka
lidhje parësore me diellin;
dhe
na mësove se ajo që i përket qiellit dhe fluturimit
ka
lidhje parësore me laureshat.
Kam
qenë symbyllur, baba,
dhe
ti më solle dritën me kreshpërim, diellor, të egër.
Baba,
ti më përket jo thjesht se të dua,
Jo
thjesht si baba ti më përket,
Ti
më përket se rrezikove prej bukurisë që vret,
ndaj
i largohem pyllit dhe dal në rrugë,
ndaj
i përvidhem dallgës dhe dal në breg;
Shëndodhrin
kam përballë
dhe
Qfëbotën përbri.
Baba,
a e di?
S’ka
më bukur se një përqafim mes drurëve,
ku
flokët të shpleksen nëpër erë,
ku
aromat e tokës e të gjirit tënd
i
shtojnë shijen stinës së bardhë të dashurisë njerëzore,
e
bëjnë pranverën të kundërmojë aromë blirësh
dhe
hapsirat blu i veshin me dritë,
ndaj
e ngre zërin
dhe thërras me gjithë shpirt:
8. ÇOHU, BABA, MOS RRI I SHTRIRË!
Çohu,
or burrë i dheut,
çohu
siç ishe, si lis,
çohu
dhe hapsirat blu veshi me dritë sërish!
Baba,
ne jemi këtu, erdhën edhe vëllezërit,
robër
të përhershëm të kalvarit të pambaruar
në
kurbet, tej kufirit të mallkuar.
Jemi
të gjithë të përlotur, këtu,
në
këmbët e tua,
Babai
ynë i nderuar!
Sot, më 15 prill!
·
Ali Maliqi u lind në Konispol më 4 janar
1934 dhe u nda nga jeta më 15 prill 2011. Për shumë vjet ka punuar si mësues,
punonjës kulture, kryetar i pushtetit vendor etj. Është autor i Pjesës së dytë
të historikut të Krahinës së Konispolit, autor i një srë artikujsh për arsimin
në Krahinën e Çamërisë, për Luftën Antifashiste etj.
·
“Të vdekurit dhe të fjeturit nuk janë veç
piktura” (Makbeth, Uilliam Shekspir)
No comments:
Post a Comment