Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Wednesday, 5 October 2016

Klubi i Krijuesve Jonianë mbyll me sukses Manifestimin Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij

Klubi i Krijuesve Jonianë mbyll me sukses Manifestimin PoetikTrirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij
Evenimenti vendosi që Kurorën e Artë me degë ulliri duke marë në vlerësim krijimtarinë e secilit krijues dhe shkallën e bashkëpunimit të tij me Klubin e Krijuesve Jonianë vendosi që Kurorën e Artë me degë ulliri ta ndajnë mes tyre:
1-Anton Nik Berisha
2-Daniele Giancane
3-Fatmir Terziu.



Urime dhe jetëgjatësi profesionale Manifestimi Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë! Klubi i Krijuesve Jonianë organizoi në datat 30 Shtator, 1, 2 tetor  2016, tashmë si një akademinë e përvitshme tradicionale, Manifestimin PoetikTrirema e Poezisë Joniane”, edicionin e dhjetë të tij. Manifestimi poetik u organizua me mbështetjen e Bashkisë së Sarandës dhe Selia e manifestimit ishte me një pjesëmarrje të gjerë në resort “Bougainville Bay”, aty ku zakonisht lulja me emrin që i ngjizi poeti Naim Frashëri ishte që të shpërndajë dhe të grumbullojë aromë poetike nga poetët vendas dhe atyre që sollën aromën poetike nga mjaft pika të rruzullit.
Nën drejtimin e poetit të mirrënjohur, Agim Mato, “Mjeshtër i Madh”, Manifestimi Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë, natyrisht kishte dhe arsyen e vetë të rrëndësisë dhe pjesëmarjes në të. I gjithë stafi drejtues, miq të artë dhe të vlerësuar nga krijimtaria e tyre kanë pasur dhe përshëndetjen tonë miqësore, intelektuale, dhe krijuese, në pamundësinë tonë për të marë pjesë në këtë eveniment mjaft të rrëndësishëm.
Ndërkohë sikurse u njoftuam nga drejtuesit e “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë pati dhe vlerësime dhe nderoi disa poetë. Në lidhje me këtë po japim fjalën e njërit prej poetëve dhe drejtuesve të evenimentit, të mirënjohurit Timo Mërkuri që midis të tjerash ka theksuar:
“Të nderuar miq pjesmarës në edicionin e 10 të Triremës Joniane.
Po ju drejtohem juve me një falnderim të veçantë për pjesmarjen tuaj në këtë ecidion, pjesmarje e cila, jo vetëm na gëzoi dhe na nderoi por dhe e shndroi këtë manifestim në një festë të vërtetë poetike.
Ju ishit miqtë tanë në këtë festën tonë dhe ne kemi detyrimin e nderimit të mikut.
Sipas traditës shqiptare, kur në shtëpinë tonë bujtin miqtë e dërguar nga zoti, i zoti i shtëpisë, në shënjë nderimi, një nga miqtë e vendos në qoshen e vatrës. Por ndonëse vendos  njërin në vendin e nderit të shtëpisë, ai ua drejton fjalën gjithë të pranishmëve, jo aqë për rëndësinë e temës së bisedës se sa për evidentimin e nderimit të secilit bashkëbisedues. Në këtë mënyrë të gjithë miqtë ndjehen të nderuar e të respektuar njësojë me mikun e vendosur në qoshen e vatrës.
Kështu do dëshironim ne ta ndjenit edhe ju vehten në këtë moment, të nderuar e të vlerësuar me kurorën e lavdisë, ndonëse Komisioni , duke marë në vlerësim krijimtarinë e secilit krijues dhe shkallën e bashkëpunimit të tij me Klubin e Krijuesve Jonianë vendosi që Kurorën e Artë me degë ulliri ta ndajnë mes tyre:
1-Anton Nik Berisha
2-Daniele Giancane
3-Fatmir Terziu.
Ftojmë Kryetarin e Klubit të Krijuesve Jonianë z Agim Mato të vendosë kurorat mbi kryet e përfituesve.
Faleminderit”
Sikurse e thashë në pamundësi për të qenë fizikisht në këtë eveniment të zemrës, kurorën time të fituesit, jam mjaft i respektuar ta ketë marë poetja e qytetit tim, Beatriçe Balliçi, të cilën si një gëzim sublim do t’ua dorëzojë prindërve të mi në Elbasan.

Urime dhe jetëgjatësi profesionale Manifestimi Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i dhjetë! Faleminderit për vlerësimin dhe respektin! Mirënjohje. 








1 comment:

  1. Emri im është Vanessa Delarue.
    Po i jap këto dëshmi për të dëshmuar kompetencën e një plaku vërtet të jashtëzakonshëm.
    Ju siguroj se kam kontaktuar disa marabout-ë që nuk ishin gjë tjetër veçse falsifikues, gënjeshtarë, mashtrues - nuk di më si t'i quaj. Por pas shumë kërkimesh, hasa këtë plak që më riktheu vërtet lumturinë, lumturinë që kam kërkuar për kaq shumë vite. Ai është vërtet i mrekullueshëm. Vuaja nga një ndarje me burrin tim; ai më la një vit e një muaj më parë. Madje humba edhe punën. Babai im ishte i sëmurë rëndë, por brenda tre ditësh, ju siguroj, mrekullitë kanë ndodhur në jetën time falë këtij plaku. Sot, jetoj mirë me burrin tim, babai im është shëruar, më thirrën përsëri në punë dhe madje refuzova, por tani jam në një departament tjetër që është më i mirë se tjetri. Vërtet nuk di si ta falënderoj këtë plak. Ai punoi për mua pa më marrë asnjë euro. U ndjeva e kënaqur së pari përpara se ta shpërbleja. Ai është vërtet shumë i mirë. Pra, nëse vuani nga ndonjë problem, nëse keni ndonjë shqetësim, mos u shqetësoni më. Kontaktoni drejtpërdrejt këtë plak. Ja adresa e tij në WhatsApp: +2349046229159
    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete