“Trirema Joniane” rikthen traditën e stërlashtë
të nderimit të poetëve
·
Klubi i Krijuesve Jonianë të Sarandës mendon që të rikthejë në aktivitetet e tij vjetore të Manifestimit
Poetik “Trirema Joniane” traditën e stërlashtë të nderimit të poetëve me “Kurorën me gjethe ulliri” të artë.
·
Me kurorë të tillë
janë nderuar strategë lufte, prijësa, poetë e dramaturgë të antikitetit
….banorët e Athinës më në fund
vendosën që të ndërtonin qytetin e tyre me mure të fortë rrethuese, për tu
mbrojtur nga armiqtë, si dhe Akropolin, si vendbanim a vendqëndrim i perëndive.
Duke qënë se ishte një punë kolosale, e papërballueshmë për forcat dhe aftësitë
e tyre, ata kërkuan ndihmën e perëndive,
duke shpallur se qytetit do ti vinin emrin e asaj perëndie që do tu bënte
dhuratën më të çmuar. Dhe u sulën perënditë tu bënin dhurata banorëve…
Poseidoni u vërviti nja dy tri dallgë që e lagu tërë tokën e desh bëri
hatanë. I penduar e goditi përsëri me
sfurkun e tij tridhëmbësh dhe nxori një burim uji pranë Akropolit, që të pinin
njerëzit dhe perënditë. Por njerëzit rinin me sytë nga deti, andej nga ju erdhi
ajo gjëmë dallgësh dhe emrin e Poseidonin e pëshpërisnin me frikë.
Athinaja, perëndesha e luftës, e urtësisë,artit, shkëncës e zejtarisë u çoi
banorëve një fidan ulliri, marë nga fidanishtet qiellore. U mësoi njerëzve si
ta mbillnin e ritnin këtë pemë , e cila kishte vetinë e jetëgjaatësissë
shekullore, si të nxirnin vajin nga kokrat e kësaj peme, e cila kishte vetinë
shëruese për mbi 60 sëmundje etj etj.
Njerëzit të mrekulluar nga kjo dhuratë vendosën që qytetin e tyre ta quanin
me emrin e kësaj perëndeshe, Athinë.
Shumë perëndi dhe gjysëm perëndi vrapuan të përfitonin nga kjo pemë e perëndishme.
Herkuli bëri një topuz me degë ulliri, Odise shkopin me të cilin verboi
ciklopin , e bëri me degë ulliri, ndërkohëb që në Itakë krevatin e tij bashkëshortor
e kishte bërë në trungun e prerë të një ulliri stërshekullor dhe së fundi vetë
Homeri, vajin e ullirit e quante “ar i lëngshëm”.
Perëndesha Athina ishte vërtet një perëndeshë e luftës, por ajo në asnjë
rast nuk është paraqitur me tipare luftarake (përjashto një veshje ceremonial,
gdhendur në mermer). Ajo më shumë kontribonte për paqen dhe përparimin, ndaj
dhe ithtarët e saj ishin të shumtë.
Në respekt të kësaj perëndeshë u vendos që fituesve të lojrave olimpike,
strategëve fitimtarë, poetëve dhe
dramaturgëve tu jipej kurora me gjethe ulliri. Jipej vetëm kjo kurorë, pa shpërblim
financiar, vetëm se fituesve u ngrihej një shtatore mermeri në Athinë ose në
vendlindje të tyre. Në momentin e vendosjes së kurorës mbi kryet e fituesit,
gjithë populli, strategët e prijësat çoheshin në këmbë, në shënjë nderimi.
Fillimisht kjo kurore ishte thjeshtë një kurorrë me degë e gjethe të njoma,
këputur nga një ulli i stërlashtë që konsiderohej i shënjtë. Por duke qënë se
kjo kurorë , me kalimin e kohës prishej, duke patur parasysh se lavdia e përftuesit
konsiderohej e pavdekëshme, u vendos që kurora të ishte prej ari.
Me kurorë të tillë janë nderuar strategë lufte, prijësa, poetë e dramaturgë
të antikitetit.
Ky gjest nderimi e respekti u përhap menjëherë në gjithë botën. Në Romë,
Qezari e mbante në kokë kurorën me degë
ulliri edhe në ditët e zakonëshme. Dantja dhe Virgjili, më von, e quajtën fitoren e kësaj kurore triumfin e tyre më të
madh në këtë jetë.
Edhe në Kaoni njihen raste të dhënies së kurorës së artë me degë ulliri...
Në një varr monumental të periudhës shek III plk
në qytezën e Borshit të sotëm mbi mozzaikun e rastit janë gjetur edhe dy gjethe
ulliri të arta , në një qytezë pranë Konispolit të sotëm është gjetur një kurorë
me gjethe ulliri e artë (Arkeologu H.Shabani) po ashtu dhe në vendbanimin e
quajtur Vumlo, pranë Pilurit, është gjetur në një varr monumental antit të kohës
para romake një kurorë me gjethe ulliri të arta.
Në kohën tonë, ushtarakët e lartë (E.H), në grand uniformën e tyre, te mbistreha e
kapeles, kanë venddosur si ornament
degën e ullirit, si simbol botëror i lavdisë. Pom kështu, gushoret e grand
uniformës janë stolisur po me gjethe ulliri, duke evidentuar në këtë mënyrë
superioritetin e tyre hierakik.
Duhet të specifikojmë faktin e evolimit
të simbolit të degëve të ullirit, nga simboli i jetë -gjatësisë dhe shpresës (Në Dhiatën e Vjetër një pëllumb kthehet me një degë
ulliri në arkë, në mënyrë që të shpallë fundin e përmbytjes dhe të sjellë
shpresë për njerëzit), tek simboli i paqes e pajtimit, pastaj tek simboli i fitores e tek
simboli i forcës e besnikërisë, për të mbritur te ulliri si simbol lavdie.
Nën këtë panoramë, Klubi i Krijuesve
Jonianë të Sarandës mendon që të
rikthejë në aktivitetet e tij vjetore të Manifestimit Poetik “Trirema
Joniane” traditën e stërlashtë të nderimit të poetëve me “Kurorën me gjethe ulliri” të artë,
modelimin e të cilës po e paraqesim bashkë me këtë shkrim.
No comments:
Post a Comment