Poezia e Agim Matos vlerësohet në Itali, si poezi Globale
Nuk do ta quanim thjesht një sukses. Një rast i tillë, është më shumë se
suksesi personal, një arritje në majat e larta të poezisë, kur ajo vjen
pikërisht nga vlerësimet që i bëjnë poezisë shqiptare të krijuar nga “Mjeshtri
i Madh”, Agim Mato. Në këtë rast
mjafton një email, një telefonatë nga Italia, që zëri i poetit me emër në
poezinë franceze, Athanase Vantchev de
Thacy të dëgjohet me vëmendje, kur thotë hapur dhe me një theks të madh se
“Poezia e Agim Matos, nuk i përket vetëm Shqipërisë, por gjithë hapësirës
globale poetike, ajo është e fortë, e bardhë dhe tejet e veçantë”. Me një zë të
tillë të përafërt citon dhe poetja Tònia Passola, Kataloni-Spanjë, Dalila
Hiaoui nga Maroku apo Gustavo Vega nga Spanja.
Këto fjalë që u dëgjuan
për disa ditë me radhë në Manifestimin Poetik “Ditët e Poezisë Botërore”
të zhvilluara në ditët e Marsit që pasuan datën 21 në Palazzo Comunnale me
koordinator poetin italian Giuseppe Napolitano dhe me lektorë Irene Vallone dhe
Raffaele Furno, e që vazhduan me punimet shkencore të Profesor Anton Nikë
Berishës, Franco De Luca, Antonia Villas, etj. sollën edhe një herë në vëmendje
meritoren e përkuar tashmë në mënyrë më të gjerë të poezisë së poetit Agim
Mato.
No comments:
Post a Comment