JANNIS RICOS
Përktheu A. Zarballa, A. Mato
PORTRETI I NJË
SHIU TË LASHTË
1.
Pse ky shi zgjat
historinë e tij
duke mos i lënë
pemët të jenë të gëzuara?
Një shkallë
ngelet e harruar në pyll
E mbështetur në
vetveten e saj.
të presë një degë
qiell? Kush i la
çelsat e tij mbi
një gur të ndryshken nga lagështia,
të ndryshken nga
kujtimi – çelsa që s’përdoren dot më,
nuk mund të hapim
një derë për të dalë jashtë,
të hapin
heshtjen, kohën, ëndërrën.
Ky trishtim me
flokë të lagura
i vetëm i
braktisur, indiferent
kërkon një
përgjigje,
pothuajse
urdhëron,
megjithëse s’merr
pjesë dhe të gjitha për të janë
dhe mohimi dhe
pohimi ynë. Urdhëron, imponon
një fisnikëri të
rënë me roba të grisura,
urdhëron një
fisnikëri të parrëzueshme
si një pauzë
midis fjalëve,
një pauzë e vogël
që thellësia e saj mendon
përsosmërinë,
pafundësinë.
2.
Dyer të mëdha me
doreza të rënda,
shkallë që
rrotullohen të heshtura duke hypur në
lëkurë ujqish të
ngurosura në dhomat e gjumit
me gurin e errët
të syve të tyre të kthyer nga brënda,
si sytë e pagjumë
të të verbërve që studiojnë verbërinë.
Sepse verbëria
nuk është gjithmonë një strehë e fshehtë
është një dëshirë
që të egzistojë e pandarëshmja,
të egzistojë si
kristali para vet gotës,
si thelbi i
kristalit në kohën që gotat
në tryezën e
gjerë pasqyrojnë
fragmente të
vogla nga dritaret e mëdha,
fragmente të
vogla nga durimi i pemëve që lagen,
fragmente të vogla nga telat me gjemba të
shiut,
nga fjalët e
padobishme dhe nga lëvizjet standarte,
nga buzëqeshjet
steriotipe që pengojnë funksionimin e gojës,
të ngrënit e
saktë, puthjen e saktë, fjalën e saktë.
Po të lihesh në
heshtje do të zhytesh.
Po të lihesh në
shi do të mbytesh. Kij mëndjen –
gota e pestë e
verës është një pus i thellë.
3.
Nga sytë e qelqtë të ujqëve, çdo natë
dikush prekte me
gjishtrinjtë e djegur zemrën e
që të zbulojë një
të çarë, një përkëdhelje njerëzore,
ashtu si nuhatja
jojnë kërkon aromën e një gruaje që kaloi,
ashtu si tingulli
i shiut kërkoi kujtimin,
ashtu si i
huaji kërkon në errësirë të panjohurën
vertikale,
të zbulojë në
shtëpinë e huaj çelësin e dritës,
sepse drita, në
fund të fundit, nuk ka preferenca,
nuk nënkupton të
tjera veç atyre që tregon,
ka një fytyrë të
njohur nga të gjithë,
është e imja, e
jotja dhe e të gjithëve.
Kështu mund të
gjesh vendin e krevatit që të flesh,
vendin që të
varësh robat e tua dhe shikimin tënd,
vendin që të
varësh pa hezitim fjalët “dashuroj”
Këtu mund të
gjesh vendin tënd brënda botës.
4.
Akush nuk mund të
flejë i qetë, të zgjohet i qetë,
nëqoftëse
s’mund ta thotë krejt të vërtetën,
nëqoftëse s’ka ku
ta varë shikimin e tij pak para gjumit
në një shikim
tjetër miqësor që e pret.
Nëqoftëse s’do ta
gjejë duhet që ta shpikë –
në mos për vete,
të paktën për të tjerët –
Shikim tepër i
ndriçuar,
i njomë, i ashur
dhe serioz
brënda hidhërimit
të tij, i heshtur si syri
i durimit brënda
rrethit të botës
që hapet si një
vrimë drite në mes të errësirës –
ky sy që shpon
natën
ashtu si një
buzëqeshje që zbon një gojë të hidhur.
Ky shi tepër i
ndriçuar, që e ka njohur errësirën,
që ka ndënjur pa
gjumë në errësirë? Ky sy
që ne nëqoftëse
s’mund të ndriçohet,
mund të ndriçojë.
Ky sy i butë si
ndjesa dhe i ashpër si përgjegjësia
mund të zhdukë
rrënjët e natës.
Cila dëshirë
përsërit pemët deri në majën e maleve?
Cila krenari
përsërit qëndrimin vertikal të ahut?
Cila dëshirë?
Cila krenari? Cili qëllim? S’dinte shiu.
Nuk dinte kush
përsëriste vjershat vertikale tej lavdisë.
Ky sy mëshironjës
dhe i ashpër vëren mendimin dhe
5.
Shiu kërkonte sytë dhe duart e tij.
Në pyll
dëgjoheshin krismat e gjahtarëve.
Statujat rrinin
nën kamzhikët e ujtë.
Por, druvari dhe
bujku dhe korrësi nuk janë statuja
dhe shiu hap
vrima në shpatullat e tyre. Shiu
nuk është si
fjalët e kristalta prapa xhamit.
Do të duhet më
parë një çati si mburojë e kuqe,
pastaj guri
të ndërtojmë
statujën e tyre në shi,
të ndërtojmë
çekanë shiu të gdhëndim gurin.
Punë e vështirë.
Mos na harroni.
Ne kemi pranuar
në ballin tonë shiun e të gjithë shekujve.
6.
Në fund të verës
shkretohen pallatet;
ngelen vetëm
rojtarët e muzeut dhe ariu i bronxtë;
dy kamarjere që
të venë re brejtjen e krimbit.
Mbrëmjeve, para
dritareve, shikojnë rastësisht
yjet e zbehta dhe
të purpurta si farat e qershive
në një tryezë të
gjatë ku ato s’kanë marrë pjesë.
Çarçafët bëhen fletë
katrore prej mermeri.
Gozhdët e arta të
karrikeve prej meshini
janë të ngulura
në heshtje. Netëve
lëkurët e paepura
të ujqërve ngrihen
Ecin pranë
heshtjes,
përshkrojnë korridoret, ngjitin shkallët;
në qimet e tyre
vezullon parandjenja e furtunës
dhe rrufeja ngul
thikën e saj në qelqin e syve të tyre.
Këtu rifillon e
plotë jeta e egër e pyllit,
rrufeja, rrënja
dhe era,
e vërteta e
konkurrencës së pemëve pranë harabelave naivë.
Po njeriu i
komandon lëvizjet e tij.
Në një çast doli
kopështari nëpër shi.
Gjeti çelsat mbi
gur. Pastaj i harroi në të njëjtin gur.
Ndofta dhe s’i ka
harruar. Ndofta përtoi të hapë dyer të mëdha.
Tha se nuk i
gjeti. Në xhepat e tij të zbrazta
ngelën dy duart e
tij të papuna
si dy çelësa të
mëdhenj, të sigurt
që do të mundin
pasnesër të hapin derën e jashtme të pranverës
me një lëvizje të
thjeshtë dhe të domosdoshme
ashtu siç fshin
shiun nga balli yt,
ashtu siç fshin
gojën tënde pas të puthurës,
ashtu siç fshin
sytë e tu pas të qarit.
Çelsat e muzeut
ngelën të varura në brezin e dimrit.
Shiu provonte
durimin tonë me mijëra ndëshkime sistematike.
Shi i pambaruar
sipër shtëpive, pemëve, viteve.
Shiu ka një
fytyrë të qelqtë si shikimi i vrarë i kafshëve.
Prapa qelqit
duket koka lakuriqe,
lakuriq janë edhe
dhëmbët e gjatë e të dëndur,
përgatitja e
transformimit të një vdekjeje në buzëqeshje,
dallohen acidet e pështymës që
transformojnë bukën në mendim
Shiu ngelet i
pandryshueshëm brënda ndryshimeve të fjalëve
dhe përsëritjes së ngjarjeve,
me sinqeritetin e
xhveshur të fytyrës së tij të qelqtë.
Na kap papritur
në kohën që provojmë para pasqyrës
një shprehje të
ndrojtur dhe të denjë. Na ndalon në
mes të turpit të
maskës sonë më të bukur.
Shiu i jep vlerë
gjithë lakurqësisë sonë,
Duhet të luftojmë
me shiun dhe me maskat.
8.
Dikush ngeli vetëm në mes të dimrit
midis statujave
të drunjta të pemëve të xhveshura,
i vetëm nënë
shpellën e lartë të të ftohtit,
i vetëm si
statujë lakuriqe në hapësirën e pavdekësisë,
i xhveshur i tëri
në mes të shut, që të mundë shiun
Syri i
pamëshirshëm vërente lakurqësinë e tij
dhe harabelat
lëshonin glasën sipër supeve të tij.
Në thellësi
dëgjoheshin gjithnjë krismat e gjahtarëve,
pastaj nagantet e
rojeve që qëllonin fantazmat e perandorëve.
Atëhere statuja
filloi të lëvizë
duke zbritur me hapa serioze drejt qytetit.
9.
Ai, i vonuari, u
kthye përmes shiut në mesnatë.
Portjeri i hapi
portën.
Kamarjerët i
shtruan krevatin.
Ujqit u shtrinë
para këmbëve të tij.
S’kishte maskë.
S’ishte statujë.
Jo, nuk ishte
vetëm.
Mbante në duart e
tij një këngë të gjatë, të ashpër,
si shkopi i
magjistarëve që duan të transformojnë
si shkopi i të
verbërve duke kërkuar që të futet në botë.
Në anë të shkopit
të të verbërve
është përqëndruar
shikimi i tyre. Cepi i shkopit
është syri i tyre
i thellë, i përshtatur në errësirë.
godasin me shkop,
provojnë ajrin, heshtjen, rrënjën, gurin,
godasin vetë
syrin e tyre nëpër të gjithë gurët
Aty ku kanë
dhimbje, shikojnë dhe njohin,
aty ku shohin dhe
njohin, tregojnë.
Vjersha është një
gisht i shtrirë nëpër shi
që tregon duke u
dridhur nga ana e dilleit.
Poetët e kanë
mundur verbërinë.
No comments:
Post a Comment