Tuesday, 17 January 2012

Te Mila


Laureta Roshi


Pulbardhat ..
Dallgë vijnë dhe ikin
Në sipërfaqe të trishta uji
Nën qiell dimri

Krah pulbardhash rrahin ajrin
Ulen në bregun e  ftohtë
Cukisin grimca kujtimesh
Si thërrime buke
Shkunduar nga tryeza mirësie

E njohura Mila pa moshë, pa kohë
Kujtesë e lodhur e qytetit përshpërit
femijët e akulloreve të bardha dikur
Baballarë fëmijësh tani…

E njohura Mila gatuan
si për një shtëpi të madhe
Strehohen pulëbardhat 
e njerëzit e vetmuar
Ngjisin shkallët e kaltra
 cup cup cup
Ulen në tryeza me aromë deti
Flasin për fëmijët larg, gruan që s është më,
Shtëpinë e mbetur bosh..
E ashtu të përgjumur në vetmi  koten
Si pulbardhat mbi ujin e  ftohtë…



E bukura nëna ime….

Më e bukura në botë nëna ime,
Zemër e dashur, zemër  e ngrohtë
I trembet kohës që jetojmë,
Jo për vete për ne
 mëri të panjohurën merr,
E bukura e vogla nëna ime
E mencura e brishta Manushaqe,
Ashtu e brishtë e pafaj
Mërzitet me botën
I duket e  ashpër për fëmijët e saj
Dhe ne fëmijët të pazotë sipas saj..

Po e bukura ime
e pazonja jam për të bërë keq
Bota që na ngjize me gjoksin tënd
nuk është kjo
Që jetojmë jashtë dritares,
dhe ti e di e bukura ime
Nuk fëshfërijnë më gjethe mbi librat e tu
As oborri me dy hurmat e  portokallta nuk është
Flakët e një zjarri fëminor  më përvëlojnë..
Nxënësit e tu me fëmijët nxënës të ndalin në rrugë
dhe
Vrapojmë në marramendje secondash të kthyeshme në para
Karrige ajrore, fytyra me lifting që snjihen më,
E pamundur e dashur nënë me frymën që na dhe
Të mundim të jemi edhe ashtu edhe si ne….

Me ty atje ne shtepizën me oborr
 ndihem e plotë,
Grifshë  bëhem  kur syrin tënd e prek një lot

E bukura ime mos u trishto
Qeshu për mua ashtu si për nipin dhe mbesën
Psheretima jote të pazonjën më bën vërtet..
Rebelizmin ma le jashtë porte
në vajzën e ndrojtur me bishtelaca me shnderron..

Qeshu e bukura ime
Qe të qeshet cdo mendim imi
Kjo botë kështu duket se ka qënë
Të ngrohtë e bën fryma jote
Të plotë  ecja jote nën flokët e gjatë
E bukura jonë
Të kemi fat!

E para…

E para është jeta
Si fillim nisi drita apo dielli,
Apo uji, apo bari..
Si fillim fryma u ngjiz
Afrimin e burrit me gruan gëzoi

Fëmija belbëzon të parën fjalën,
E para ishte fjala..
E para gugatja e erës
Mbi mendimin fluturak
Për gjyshërit e gjyshet e përjetshme,
Sy drita e zemërprekura
Kujtimet luajne me gjyshet flokëgjata,
E para mbetet shija e mjaltë që s njeh fund
Ushqimi përherë I ngrohtë, përherë I bollshëm.
E para është dorëzonja mbi garth
Dhe pirgu me rrush,
Carcafi I bardhë I manave,
Shkon portë më portë,
gëzohen fëmijët me kokrrat e bardha,
fidanin gjyshi im e solli nga larg .

E para mbetet e thërritura pa përgjigje, fjala e pathënë
Ende e paditur vizatuar me tullën  e baltë mbi gëlqere,

E para është koha që na njeh,
Këmbejmë kujtesat e të sotmes,
Prekim qeshjen e sënesërmes,
Të parët gjyshërit e fëmijët na rikujtojnë
Se Dashuria përjetëson.
 

1 comment: