Ne jemi zëri juaj...


Mirëseerdhët në gjirin e Klubit tonë...

Sunday, 11 October 2015

Nderimi me Pendën e Artë, të Argjendtë dhe të Bronxtë

Nderimi me Pendën e Artë, të Argjendtë dhe të Bronxtë
Fjala ceremoniale në Akademinë Letrare
Nga Timo Mërkuri
Të nderuar pjesmarës të Manifestimit Poetik Trirema Joniane!
Trirema jonë joniane mbriti në brigjet e edicionit të 9 dhe të gjithë ne zbritëm prej saj për të blatuar ide në Tempullin e posangritur të Akademisë Letrare. 
Në këtë udhëtim, një meritë dhe rol të madh ka patur fjala artistike e miqve tanë, e cila si një erë e mbarë mbi velat e Triremës e ka shpejtuar udhëtimin e saj nga një edicion në tjetrin, e ka bërë këtë udhëtim më të bukur, më frytdhënës duke I shndruar manifestimet tona në festa poetike të dëshiruara.
Ne u jemi borxhllin miqve tanë për ndihmesën dhe kontributin e tyre.
Ne gjithmon kemi menduar për formën dhe mënyrën e shlyerjes së këtij borxhi. Klubi I Krijuesve Joniane nuk organizon konkurse për dhënie çmimesh për pjesmarësit në edicionet tona. Ne nuk pranojmë të marim rolin e arbitrit në vlerësimin e krijimtarisë të miqve tanë, krijimtari me të cilën ata paraqiten në manifestimet tona. Gjithashtu ne nuk jemi dakort të vlerësojmë profilin poetic të krijuesve me një ose dy poezi që paraqiten në këto manifestime dhe të lëmë mënjanë kollona të tëra veprash letrare të krijuara prej tyre. .
Në edicionin e kaluar disa miqve dhe shoqatave ju akordua nga Bashkia Sarandë “Çertifikata e Mirënjohjes së Qytetit të Sarandës”. 
Në këtë edicion, në shënjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, për kontributin e dhënë në propogandimin, studimin dhe analizat e krijimtarisë sonë letrare, të manifestimeve tona si dhe kontributin e tyre letrar në letërsinë kombëtare, klubi I Krijuesve Jonianë ka vendosur të japëë çertifikuar për 13 nga miqtë tanë simbolin e shoqatës, që përfaqsohet prej një Zogu Deti që ka formën e pëllëmbës së dorës së poetit si dhe 6 miq ti nderojë me Pendën e Artë, Pendën e Argjendtë dhe Pendën e Bronxtë të modeluar si një velë në një varkë, e cila shndrohet në një tufë pulëbardhash që nisen fluturim.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj shpall se:

1-Penda e artë I jepet z Fatmir Terziu.
2.a-Penda e Argjendte I jepet znj Albina Idrizi
2.b-Penda e Argjendtë I jepet z Sadik Bejko

3.a-Penda e bronxtë I jepet z Sabit Rustemi
3.b- Penda e bronxtë I jepet z Anton Nik Berisha
3.c- Penda e bronxtë I jepet znj Zejnepe Alili Rexhepi.

Sarandë, më 26.09.2015

EDICIONI I 9-TË I “TRIREMËS SË POEZISË JONIANE”

EDICIONI I 9-TË I “TRIREMËS SË POEZISË JONIANE”
- U inicua për herë të parë “Akademia letrare” si një risi e tij -

Në datat 25, 26, 27 shtator u zhvillua në Sarandë “Trirema e Poezisë Joniane”, edicioni i 9-të, mbajtur nga Klubi i Krijuesve Jonianë. Ky edicion u shdërrua në një kuvend të vërtetë të poezisë, ku u përfaqësuan rreth mbi 50 poetë nga qendrat e mëdha krijuese shqiptare, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, pa lënë jashtë të ftuarit nga letërsitë fqinje, si poetë grekë, italianë, maqedonë deri nga Spanja e largët.
Manifestimi e pati selinë në resortin turistik “Bougainville Bay”, por seancat e ndryshme të tij u zhvilluan në sallat e Hotel “Nertili” dhe në atë të konferencave të Hotel “Butrintit”.
Në natën e parë, të hapur nga kryetari i Klubit të Krijuesve Jonianë, Agim Mato nisën prezantimet e poetëve të pranishëm me një CV të shkurtër të tyre të lexuar nga poeti Dashamir Malo me në sfond projeksionin e portretit të secilit poet dhe të deklaruara në shumicën e rastit nga aktori dhe regjisori i njohur Vangjel Agora. Kjo mënyrë prezantimi krijoi emocione, sidomos për të ftuarit nga letërsitë e tjera, me krijimet e tyre të përkthyera dhe të lexuara edhe në origjinal. U duartrokitën poezitë cilësore të poetëve Yanni Yfandi, Natalia Kapodistria, Gema Bocardo, Giuseppe Napolitano, Angela Giannelli, Olivera Docevska,Petrit Ruka, Riza Braholli, Zimo Krutaj, Ilirian Zhupa, Rudina Çupi, Sabit Rustemi, Albina Idrizi, Preng Buzhala, Sejdi Berisha, Agim Vinca, Agim Bajrami, Nehas Sopaj, Zejnepe Alili Rexhepi e shumë të tjerë, pa lënë jashtë listës poetët pritës të Sarandës si Andrea Zarballa, Dashamir Malo, Natasha Xhelili, Bardhyl Maliqi, Timo Mërkuri, Vangjel Zafirati, etj.
Nata e parë kaloi me një njohje të ndërsjelltë nëpër tavolinat ku u shkëmbyen librat e gjithsecilit dhe u bë njohja reciproke për ata që vinin për herë të parë, duke e shndërruar takimin në një festë të vërtetë të poezisë. 
Dita e dytë filloi me vizitat në muzeumet e qytetit, si në Muzeun e traditës, atë arkeologjik dhe përshtypje të thellë bëri vizita në Galerinë “Art Saranda, ku ishte çelur ekspozita me 80 punime të Piktorit të Popullit, të madhit Abdurrahim Buza, organizuar nga i biri i tij, piktori Kujtim Buza.
Vizita në Kalanë e Lëkursit hapi para të pranishme një panoramë mahnitëse të Sarandës, që vezullonte atje poshtë, edhe pse shiu i shtatorit orë e çast përpiqej ta fshihte magjinë 360 gradëshe të qytetit.
Në mbrëmje u organizua “Akademia letrare” e Triremës Joniane, që për herë të parë u iniciua në Sarandë nga ky Klub krijuesish. Veprimtarinë e përshëndeti kryetarja e bashkisë së Sarandës zonja Floriana Koka, ku vlerësoi krijuesit e Sarandës dhe uroi mbarëvajtjen e këtij kuvendi. U mbajtën 6 referate nga profesorë të njohur për të letrave shqipe. Akademia filloi me referatin e studiuesit prof. Fatmir Terziu ardhur posaçërisht nga Londra, që bënte fjalë për poezinë në hapësirën Joniane, dukuritë dhe karakteristikat. Më pas u lexua referati i poetit dhe profesorit Sadik Bejko me temë: “Sfidat e poezisë së sotme”, ku analizonte poezinë që kultivohet brenda territorit të Shqipërisë në këta 25 vjet. Prof. Anton Nikë Berisha i Universitetit të Kalabrisë mbajti kumtesën “Zërat e sotëm poetikë tek Arbëreshët e Italisë” ku vlerësoi shumë prej tyre për ndjekjen e një tradite të hershme, që nis nga De Rada, por që nuk janë mbrapa cilësisë së veprave të tij. 
Zejnepe Alili Rexhepi, e Universitetit Shtetëror të Tetovës lexoi kumtesën e saj me titull: “Gjurmë të letërsisë shqipe në Maqedoni”. Profesor Dhori Q. Qirjazi, i Universitetit të Selanikut, u paraqit me “Letërsia kufitare, poezia e minoritetit grek në Shqipëri” dhe në fund poeti Petrit Ruka lexoi temën që e ka për zemër: “Çfarë mund të mësojë letërsia shqipe nga folklori brilant i Labërisë”
Akademia u ndoq me interes nga të pranishmit dhe mësuesit e nxënësit e ftuar nga shkollat e mesme të Sarandës e Ksamilit. 
Veprimtaria e sivjetshme e Edicionit të 9-të ishte mbresëlënëse.